Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Jeto me forcë dhe guxim!Shembull

Jeto me forcë dhe guxim!

DITA 2 NGA 8

“Perëndia ka ardhur te ti!”

Premtimi i jetës së përjetshme është rezultat i ardhjes së Perëndisë te ne, në vend që njerëzimi të përpiqet të kërkojë dhe ta gjejë Perëndinë në ndonjë vend të largët.

Që nga fillimi, Perëndia ka dashur secilin prej nesh me një dashuri të pakushtëzuar dhe të përjetshme. Qëllimi i tij fillestar ishte të kishte me secilin prej nesh një marrëdhënie të fortë dhe të gjallë. Megjithatë, kur Adami dhe Eva nuk iu bindën Perëndisë në Kopsht, mëkati i tyre krijoi një pengesë midis nesh dhe Perëndisë. Ne u ndamë nga Ai përjetësisht.

Në vend që të na lejonte të mbeteshim të ndarë prej Tij, Perëndia vuri në zbatim një plan të përsosur përtëritje – një plan të nxitur nga dashuria dhe mëshira e Tij e pafundme për ne. Qëllimi i planit të Tij është që të përtërijë plotësisht edhe aspektet më të ngushta të marrëdhënies së Tij me njerëzimin, siç ato ishin përpara se Adami dhe Eva të mëkatonin.

Më shumë se 2000 vite më parë, Perëndia dërgoi në tokë Birin e Tij për të hequr pengesën e shkaktuar nga mëkati dhe për ta bërë shpëtimin të disponueshëm për të gjithë.

“Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij.” Gjoni 3:16-17

Nëpërmjet vdekjes dhe ringjalljes së tij, Jezusi pagoi plotësisht për ne dënimin e mëkatit dhe hoqi pengesën midis nesh dhe Perëndisë. Kjo falje është e disponueshme për të gjithë ata që e pranojnë Atë si Shpëtimtarin e tyre.

Por ky ishte vetëm fillimi. Përpara se Jezusi të plotësonte kohën e tij në tokë për t'u bashkuar me Atin e Tij në qiell, Ai u përshkroi dishepujve të Tij një element tjetër të rëndësishëm të planit të gjerë të Perëndisë, për ta kthyer njerëzimin plotësisht tek Ai:

“Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa; përndryshe do t’ju thoja. Unë po shkoj t’ju përgatis një vend. Dhe kur të shkoj e t’ju përgatis vendin, do të kthehem dhe do t’ju marr pranë meje, që aty ku jam unë, të jeni edhe ju.” Gjoni 14:2-3

Perëndia jo vetëm që e dërgoi Jezusin për të hequr pengesën e mëkatit, por një ditë në të ardhmen, Jezusi do të kthehet për t'i marrë të gjithë besimtarët “në shtëpi”, që të jenë përgjithmonë Të.

Shkrimet e Shenjta

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Jeto me forcë dhe guxim!

Ti nuk je kurrë vetëm. Pavarësisht nëse ke 1 ditë apo 30 vjet në besimin e krishterë, kjo e vërtetë qëndron e patundur për të gjitha sfidat e jetës. Mëso në këtë plan se si ta marrësh ndihmën e Perëndisë në mënyrë të dobishme. Marrë nga libri, “Jashtë kësaj bote: Një manual i krishterë për rritje dhe qëllim” nga David J. Swandt.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Twenty20 Faith, Inc. për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.twenty20faith.org/devotion1?lang=sq