Jeto me forcë dhe guxim!Shembull
“Ai i bën të gjitha gjërat për të mirën tënde"
Perëndia kontrollon gjithçka në çdo fushë të jetës sonë. Ai është plotësisht në gjendje të orkestrojë çdo rrethanë, që të veprojë për të mirën tonë si besimtarë.
“Dhe ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij.” Romakeve 8:28
Ai është më se i aftë të përballojë edhe sfidat më të ngatërruara të jetës dhe do të na udhëheqë në rrugën e përmbushjes së planit të Tij për jetën tonë. Ai thjesht do që ne t'i besojmë Atij për këtë.
“Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua.” Fjalet e Urta 3:5-6
Vënia e besimit tonë te Perëndia nuk zë vendin e përgjegjësisë individuale e të administrimit të mirë. Përkundrazi, përgjegjësia individuale dhe besimi tek Ai shkojnë krah për krah. Kur bëjmë pjesën tonë, Perëndia gjithmonë është besnik për të bërë të Tijën dhe të na udhëheqë në mënyrë efektive.
Udhëheqja e Perëndisë, në shumë raste, në rrethanat tona vjen në formën e hapjes dhe mbylljes së “dyerve.” Situatat tona, herë të tjera, nuk kërkojnë gjë tjetër veç ndërhyrjes hyjnore të Perëndisë për shërim, për të bërë një mrekulli, ose për të përmbushur diçka që ndryshe është e pamundur të bëhet.
“Dhe Jezusi duke përqëndruar shikimin mbi ata tha: “Për njerëzit kjo është e pamundur, por për Perëndinë çdo gjë është e mundur”.” Mateu 19:26
Pavarësisht nëse po përballesh me një sëmundje të pashërueshme, një krizë financiare, apo edhe me humbjen e papritur të një njeriu të dashur gjatë këtyre kohërave, Perëndia është i pranishëm dhe i aftë të veprojë në mënyrë të mbinatyrshme.
Perëndia është specialisti që nëpërmjet Frymës së Shenjtë e kthen tragjedinë në triumf dhe vështirësinë në gëzim. Asnjëherë mos dysho se sot Perëndia është ende “duke bërë mrekulli.” Perëndia është në gjendje të ndërhyjë në çdo situatë të pamundur!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Ti nuk je kurrë vetëm. Pavarësisht nëse ke 1 ditë apo 30 vjet në besimin e krishterë, kjo e vërtetë qëndron e patundur për të gjitha sfidat e jetës. Mëso në këtë plan se si ta marrësh ndihmën e Perëndisë në mënyrë të dobishme. Marrë nga libri, “Jashtë kësaj bote: Një manual i krishterë për rritje dhe qëllim” nga David J. Swandt.
More
Ne dëshirojmë të falënderojmë Twenty20 Faith, Inc. për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.twenty20faith.org/devotion1?lang=sq