Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Jeto me forcë dhe guxim!Shembull

Jeto me forcë dhe guxim!

DITA 7 NGA 8

“Ai ndërton karakterin e krishterë që të të ndihmojë të rritesh”

Karakteri i mirë nuk është diçka që e marrim thjesht me shpëtimin, por mësohet dhe zhvillohet përgjatë kohës. Një nga qëllimet kryesore të Perëndisë është të na ndihmojë të ndërtojmë një karakter të ngjashëm me Krishtin. Fryma e Shenjtë na ndihmon të bëhemi më të ngjashëm me Jezusin, duke ndërtuar dhe zhvilluar brenda nesh karakterin e Tij. Këtë Bibla e quan Fryti i Frymës.

“Por fryti i Frymës është: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli. Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj.” Galatasve 5:22-23

Në mesin e sfidave, ndonjëherë ne përpiqemi t'i kapërcejmë problemet me fuqinë tonë. Duke vepruar kështu, ne mund të tundohemi të komprometojmë karakterin tonë të krishterë për të kapërcyer vështirësitë, ose “t’i biem shkurt.” Por kur thërrasim fuqinë e Frymës së Shenjtë, Ai na ndihmon të qëndrojmë në rrugë me integritet, me vërtetësi e ndershmëri, pavarësisht rrethanave.

Gjatë kohëve të suksesit duhet të mbeten të paprekura të njëjtat standarde biblike. Krenaria egoiste dhe arroganca janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me karakterin e krishterë, që Perëndia dëshiron të zhvillojë në jetën tonë. Zemërbutësia, në fakt, është një kërkesë që çdo i krishterë të vazhdojë të marrë mbështetje nga Perëndia.

“Lum ata që janë zemërbutë, sepse ata do ta trashëgojnë tokën.” Mateu 5:5

Ne fillojmë të rritemi në ecjen tonë me Perëndinë, ndërkohë që përballemi me sfidat dhe sukseset tona me karakterin e ngjashëm me Krishtin. Ne madje fillojmë të kuptojmë se të vepruarit në Frytin e Frymës shërben për të mirën tonë përfundimtare dhe për ta nderuar Atë. Sa më shumë rritemi në ecjen tonë me Perëndinë, aq më shumë mund të na besojë Ai bekime të mëdha në jetën tonë!

Shkrimet e Shenjta

Dita 6Dita 8

Rreth këtij plani

Jeto me forcë dhe guxim!

Ti nuk je kurrë vetëm. Pavarësisht nëse ke 1 ditë apo 30 vjet në besimin e krishterë, kjo e vërtetë qëndron e patundur për të gjitha sfidat e jetës. Mëso në këtë plan se si ta marrësh ndihmën e Perëndisë në mënyrë të dobishme. Marrë nga libri, “Jashtë kësaj bote: Një manual i krishterë për rritje dhe qëllim” nga David J. Swandt.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Twenty20 Faith, Inc. për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.twenty20faith.org/devotion1?lang=sq