Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Agimi i Gëzimit të pashkatërrueshëmShembull

Agimi i Gëzimit të pashkatërrueshëm

DITA 14 NGA 25

Mëshira e premtuar prej Tij

Dhuratat e Perëndisë janë aq të çmuara saqë nuk mund të përshkruhen me fjalë, për to do të këndojmë përjetë; por dhuratat më të çmuara për të cilat mund të mendoni, nuk janë synime në vetvete. Që të gjitha ato na çojnë te Vetë Perëndia. Përfundimisht, ky është qëllimi i të gjitha dhuratave.

Për shembull, falja. Kur Krishti si shpengim u bë shërbëtori ynë, Ai largoi mallkimin e ligjit dhe kërcënimin e ndëshkimit për të gjithë ata që besojnë. Por cili ishte synimi? Në mënyrë që ne të kënaqemi me mëkatin, pa frikën e ndëshkimit? Jo! Përkundrazi, që të kënaqemi me Perëndinë në përjetësi! Falja është e çmuar për shkak se na kthen në shtëpinë tonë pranë Perëndisë.

Pse dëshiron dikush që të falet? Nëse përgjigjja është thjesht për lehtësim psikologjik, apo thjesht për t’i shpëtuar ferrit, ose për të pasur më tepër kënaqësi fizike, atëherë Perëndia nuk nderohet. Romakëve 15:9 thotë se synimi i shërbimit të Krishtit ndaj nesh është që johebrenjtë të mund ta “lëvdojnë Perëndinë” për mëshirën e Tij. Nëse ne keqpërdorim mëshirën e Perëndisë si një leje për t’u kënaqur me mëkatin, apo thjesht për t’u kënaqur me gjëra të pafajshme, atëherë Perëndia nuk merr lavdi prej kësaj gjëje. Perëndia merr lavdi, kur tregon mëshirë dhe kur mëshira e Tij na liron që ta shohim Atë si dhurata më e mirë e mëshirës së Tij; si personin më të kënaqshëm në tërë universin. 

Prandaj është mirë për ne që Krishti erdhi për llogari të së vërtetës së Perëndisë, për shkak se thelbi i mëshirës që Ai premtoi, ishte vetë Ai.

Për ne është mirë që Krishti erdhi për llogari të së vërtetës së Perëndisë, për shkak se ardhja e Tij tregon që më së pari dhe më së shumti, Perëndia është besnik ndaj Vetes së Tij; Ai konfirmon premtimet e Perëndisë dhe konfirmon gjithashtu se këto premtime janë premtime mëshire; Ai tregon që thelbi i mëshirës është vetë Ai.

Ky është kuptimi i ardhjes së Tij. Ky është kuptimi i Krishtlindjes. Oh, e zgjoftë Perëndia zemrën tuaj ndaj nevojës tuaj të thellë për mëshirë si mëkatar që jeni! Pastaj jua rrëmbeftë zemrën me një Shpëtimtar të madh, me Jezu Krishtin. Dhe në fund jua zgjidhtë gjuhën për ta lavdëruar atë dhe duart tuaja, për ta bërë mëshirën e Tij të njohur përmes mëshirës tuaj.


Shkrimet e Shenjta

Dita 13Dita 15

Rreth këtij plani

Agimi i Gëzimit të pashkatërrueshëm

Gëzimi që Jezusi po sillte në botë ishte si asnjë gëzim tjetër në histori. Sapo ta kemi marrë këtë gëzim, asgjë nuk mundet ta shkatërrojë...Veçoni kohë dhe qetësi për veten tuaj këtë stinë Krishtlindjeje dhe kërkoni për këtë përjetim.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë IGNIS Ministry Albania për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/tematika/agimi-i-gezimit/

Plane të ngjashme