Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Agimi i Gëzimit të pashkatërrueshëmShembull

Agimi i Gëzimit të pashkatërrueshëm

DITA 2 NGA 25

Përgatite zemrën për Krishtin

Perëndia zotëron dhe kontrollon gjithçka. Nuk ka asnjë gjë që Ai mund të ta japë këtë Krishtlindje që do të plotësojë dhe përmbushë më mirë nevojat dhe dëshirat e tua, sesa ngushëllimi i Izraelit dhe shpengimi i Jeruzalemit, sesa ripërtëritja nga humbjet e së shkuarës dhe çlirimi prej armiqve të ardhshëm, falja dhe liria, ndjesa dhe fuqia, shërimi i së shkuarës dhe vulosja e së ardhmes.

Nëse këtë Avdent, ke një dëshirë për diçka të cilën kjo botë nuk ka qenë në gjendje ta përmbushë, mos vallë kjo dëshirë është dhurata e Perëndisë për ty këtë Krishtlindje që të të përgatisë ta shohësh Krishtin si ngushëllim dhe shpengim, dhe ta pranosh Atë për personin që është në të vërtetë?

Si përgatitet zemra për ta pranuar Krishtin se kush Ai është në të vërtetë? Kjo është shumë e thjeshtë:

Së pari, zemra duhet të çmagjepset prej lavdërimit të njerëzve. “Si mund të besoni ju, ju që ia merrni lavdinë njëri-tjetrit dhe nuk kërkoni lavdinë e të vetmit Perëndi?” (Gjoni 5:44; 7:17-18).

Së dyti, zemra duhet të çmagjepset prej mjaftueshmërisë së parasë dhe gjërave për ta kënaqur shpirtin. “Dhe farisenjtë, të cilët ishin shumë të dhënë pas parasë, i dëgjonin të gjitha këto dhe e tallnin” (Luka 16:14).

Së treti, përveç kësaj çmagjepsjeje prej lavdërimit të njerëzve dhe pushtetit të parasë, në zemër duhet të lindë një dëshirë për ngushëllim dhe shpengim përtej asaj që mund të na japë bota.

Së katërti dhe së fundi, duhet të ketë një zbulesë të Perëndisë Atë, një çelje të syve të zemrës, në mënyrë që ajo të shpallë, ashtu si dikush që gjen një thesar të pabesueshëm: “Ti je Krishti, Biri i Perëndisë së gjallë, ngushëllimi për të shkuarën time, shpengimi për të ardhmen time. Tani të shoh. Tani të pranoj për atë që je në të vërtetë.”

Perëndia e bëftë këtë gjë gjatë këtij Adventi. Qoftë kjo dhurata juaj, përjetimi dhe dëshmia juaj këtë Advent.

Shkrimet e Shenjta

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Agimi i Gëzimit të pashkatërrueshëm

Gëzimi që Jezusi po sillte në botë ishte si asnjë gëzim tjetër në histori. Sapo ta kemi marrë këtë gëzim, asgjë nuk mundet ta shkatërrojë...Veçoni kohë dhe qetësi për veten tuaj këtë stinë Krishtlindjeje dhe kërkoni për këtë përjetim.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë IGNIS Ministry Albania për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/tematika/agimi-i-gezimit/