Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 74 NGA 99

Perëndia shikon në thellësi

Mbase luteni disa herë në ditë. Ndoshta lexoni edhe Biblën. Të dielave e keni përparësi të shkoni në kishë dhe jo në plazh. Ndoshta plotësoni fjalëkryqe për Biblën apo bëni gjëra të tjera që ju ndihmojnë të mësoni të vërtetat e Biblës. Të gjitha këto aktivitete janë të mira dhe të dobishme. Për më tepër, Zoti i pret këto nga ne. Por, në këtë pasazh, Zoti na tregon që Ai pret edhe më shumë! Ai shikon më thellë; Ai shikon për të parë nëse ka dashuri në zemrat tona për Atë dhe për njerëzit përreth nesh.

Çfarë është dashuria? Të duash Perëndinë do të thotë ta trajtosh Atë si të përveçëm dhe të dashur. Dashuria shprehet përmes nderimit dhe respektit. Nëse e doni Perëndinë, atëherë Ai do të jetë i pari dhe më i rëndësishmi në jetën tuaj. Ju do të flisni me Të dhe do të dëshironi t’i tregoni atë që po ndodh në jetën tuaj. Nuk do të dëshironi ta zemëroni apo ta trishtoni Atë – ju do ta shmangni mëkatin. Dashuria është diçka që jeton në zemrat tuaja. Jezusi thotë që nëse e duam Perëndinë, çdo gjë brenda nesh e do Atë.

Më lejoni të jap një shembull: imagjinoni sa i fyer do të ishte miku juaj sikur ju të silleshit mirë, por ajo që mendoni për të në zemër është: Do doja që të mos më duhej të kaloja kohë me të. Kjo nuk është dashuri e vërtetë. Nëse e doni vërtet mikun tuaj, do të gjeni kohë për të dhe do ta shijoni vërtet kohën së bashku. Perëndia sheh atë që është brenda zemrës suaj; Ai thotë: “Biri Im (bija Ime), më jep zemrën tënde”.

Duhet të mësojmë atë që skribi e tha aq bukur. Ai e kuptoi që dashuria e vërtetë është diçka që vjen nga zemra – diçka për të cilën ju do të jepni veten. Pa një dashuri të tillë, edhe sakrificat më të mëdha janë të pakuptimta. Prandaj, kur Zoti e dëgjoi këtë përgjigje, Ai tha që ai (burri) ishte pranë të qenët një i krishterë i vërtetë. Dhe, ky skrib duhej të mësonte që dashuria e tij nuk mund ta shpëtonte kurrë. Kjo, sepse ajo çfarë ne bëjmë nuk është kurrë e përsosur! Veprat tona dhe dashuria jonë nuk mund ta kënaqin kurrë Perëndinë, sepse mëkati është gjithmonë i përzier brenda tyre. Na duhet Zoti Jezus si Zëvendësuesi ynë. Ai ishte i përsosur në të gjitha veprat dhe dashurinë e Tij. Ai është Shpëtimtari i plotë.

A keni filluar ta shikoni edhe ju këtë?

Shkrimet e Shenjta

Dita 73Dita 75

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al