Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 76 NGA 99

Të dhënët e vërtetë

Zoti Jezus vepron ndryshe prej nesh në lidhje me financat dhe llogaritë. Ai deklaroi se gruaja e varfër dha shumë më tepër nga të gjithë burrat e pasur së bashku! Nuk e dimë sa dhanë ata; dhe kjo nuk është aq e rëndësishme. Edhe nëse ata dhanë qindra apo mijëra dollarë, Jezusi tha që përsëri, ishte e veja e varfër që ua kaloi duke dhënë më shumë. Dhe ajo dha më pak se një dollar të vetëm. Si mund të jetë e drejtë kjo?

Kohët e fundit kemi mësuar që Zoti kërkon zemrën e njeriut. Perëndia nuk mund të mashtrohet. Atij nuk i lë mbresë ajo që bëjmë apo ajo që themi, nëse zemrat tona nuk janë përfshirë aty. Zoti nuk i numëron dollarët që ne hedhim në arkën e ofertave për Të; Ai sheh arsyen që na nxit t’i hedhim paratë. Me fjalë të tjera, jo çfarë ose sa japim, por si i japim. Perëndia heton se si mendojmë ose se si ndihemi në lidhje me atë që bëjmë. A ka dashuri në zemrën tuaj? A po i jepni kohën, fuqinë ose paratë, sepse dëshironi ta kënaqni Perëndinë dhe të afërmin tuaj?

Kur burrat e pasur shkuan në shtëpi, mbase as nuk e vunë re që kishin më pak para. Por, kur e veja e varfër shkoi në shtëpi, ajo nuk kishte më para. Ajo e donte Zotin më shumë se gjërat që zotëronte, madje edhe më shumë se rehatinë e saj. Pikërisht këtë gjë pa Zoti Jezus! Ende edhe sot, Ai sheh këtë gjë!

Vite më parë, një kishë po kalonte disa vështirësi me pagesat e faturave për shkollën e tyre. Në ofrimin e kishës, dhjakët gjetën dy monedha të mbështjella me një shënim të shkurtër. Në shënim shkruhej: Dëgjova që shkolla ka nevojë për më shumë para. E zbraza derrkucin tim ku ruaj paratë dhe dua t’ia jap të gjitha Zotit për shkollën. A nuk ishte kjo histori si ajo e së vesë në tempull? Mbase edhe ai fëmijë nuk kishte kursime të tjera, pasi i dha ato monedha për shkollën. Por për një gjë jam i sigurt: Zoti Jezus e ka vënë re atë gjë.

Mos u shkurajo, nëse nuk mund të japësh shumë. Perëndia mund ta përdorë dhuratën më të vogël si të ishte më e madhja. A nuk i përdori Zoti disa bukë dhe peshq për të ushqyer mijëra njerëz? I njëjti Perëndi mund të përdorë atë shumë të vogël, atë pak gjë që ju i jepni me dashuri, për të bërë gjëra të mëdha në fuqinë e Tij!

Shkrimet e Shenjta

Dita 75Dita 77

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al