Ura për te MarkuShembull
Më në fund, i nderuar
Çfarë ndryshimi befasues ka ndodhur, ndërsa ndalojmë te këto vargje! Përpara vdekjes së Tij, Jezusi kaloi përmes vuajtjeve të thella. Por tani, Perëndia e mbrojti Birin e Tij. Trupi i Tij i vdekur do të trajtohej me respekt. Fjalët fyese të ushtarëve tani u zëvendësuan me fjalët e buta dhe me lotët e dishepujve. Në vend të kamxhikut dhe pështymës kishte parfum dhe erëza. Në vend të rrobës së talljes dhe pëlhurës së njollosur nga gjaku kishte një pëlhurë liri të bardhë. Në vend të duarve të ashpra që e gozhduan në kryq, duar të buta e ngritën atë nga kryqi; e mbartën dhe e çuan në një varr të ri, të pastër.
Marku përmend që, më në fund Jozefi e nderoi Zotin Jezus haptazi. Në një tjetër ungjill lexojmë që Nikodemi e ndihmoi. Të dy këta burra i përkisnin grupit të udhëheqësve që e dënoi Jezusin me vdekje. Me shumë mundësi, asnjëri prej tyre nuk ishte aty kur Jezusi u dënua. Këtu shikojmë që ata nuk mund t’i fshehin më ndjenjat e tyre të vërteta për Zotin Jezus.
Ne nuk mund të qëndrojmë në pozicionin e ndjekësit të fshehtë të Zotit Jezus. Vjen një kohë kur duhet të ngrihemi për të drejtën. Zoti Perëndi e meriton këtë nderim. Po frikërat që kemi aq shpesh?! Kemi frikë se të tjerët do të na tallin. Mbase do të na përqeshin ose edhe do të na refuzojnë. Kjo është e dhimbshme. Por, a lëndoheni kur shikoni se çfarë bëjnë njerëzit me emrin e Perëndisë? Jozefi nuk mund të qëndronte më si një dishepull i fshehtë. Ai duhej të vepronte me shpejtësi. Ai ishte i gatshëm ta jepte për Zotin Jezus vendin e caktuar për varrin e tij.
Nuk ka të dhëna për të ditur se si u sollën më pas drejtuesit judenj ndaj Jozefit dhe Nikodemit. Me siguri nuk mund të ishin të kënaqur me ta. Por, a ka rëndësi kjo? A nuk është ajo që Perëndia mendon për ne më e rëndësishme? Perëndia mund ta ketë përdorur guximin e tyre për të fituar më shumë drejtues judenj, të cilët, si ata, nuk ndiheshin rehat me atë që kishte ndodhur. Nuk e dimë. Por dimë atë që Zoti bëri për Jozefin dhe Nikodemin. Zoti Jezus kishte thënë: “Prandaj kushdo që do të më rrëfejë përpara njerëzve, edhe unë do ta rrëfej përpara Atit tim në qiej”. A do ta nderosh Zotin Jezus? A do ta rrëfesh Atë përpara njerëzve sot?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al