Ura për te MarkuShembull
Varri bosh
Gratë nuk mendonin që Zoti Jezus ishte ngjallur prej së vdekurish; përndryshe, ato nuk do t’i kishin blerë erëzat. Sa të habitura ishin kur shkuan te varri dhe ai ishte i zbrazët! Në fillim ato kishin frikë që armiqtë e kishin vjedhur trupin e Jezusit, por pastaj engjëlli u tha: “Ai u ringjall”. Ndërsa shikonin varrin, ato mund të kuptonin që fjalët e engjëllit ishin të vërteta.
Ky varr bosh është një mesazh i madh gëzimi. Së pari, sepse tregon që Perëndia mund të bëjë gjëra që njerëzit nuk munden! Asgjë nuk është e pamundur me Të. Kjo do të thotë që Ai mund t’i shpëtojë zemrat tona, gjithashtu. Që prej rënies sonë (në parajsë), zemrat tona janë mëkatare; në fakt, Perëndia thotë që zemrat tona janë të vdekura. Por vini re se çfarë mund të bëjë Perëndia: Ai mund të ngjallë të vdekurit. Si Davidi, lutuni me përgjërim që të keni mundësi të jetoni dhe të lëvdoni Perëndinë (Psa. 119:175).
Ka edhe një arsye tjetër për t’u gëzuar. Varri bosh na tregon që Perëndia ishte i kënaqur me veprën e Jezusit. Ai kishte një detyrë shumë të rëndësishme: të paguante çmimin e madh për mëkatet e popullit të Tij. Për këtë arsye erdhi në këtë botë, dhe për këtë arsye vdiq në kryq. Tani që Ai i kishte bërë të gjitha këto gjëra, Ati e hapi varrin. Ai e ringjalli Jezusin, Birin e Tij, nga vdekja, sepse Jezusi e kishte mbartur të gjithë ndëshkimin mbi Vetveten. Ai nuk duhet të qëndronte i vdekur më gjatë.
Përmes këtij varri bosh Perëndia na tregon që shpëtimi është i mundur nëpërmjet Jezusit. Djalli dhe zemra juaj mund t’ju pëshpëritin se nuk ka falje për ju. Mbase edhe Pjetri mendoi të njëjtën gjë. Por engjëlli, në mënyrë specifike, u tha grave t’ia çonin lajmin e gëzueshëm edhe Pjetrit, edhe pse ai kishte mëkatuar kundër Zotit në atë mënyrë.
Perëndia po jua bën edhe juve të njohur këtë lajm. Ai është gati t’i falë mëkatarët që kthehen tek Ai, edhe nëse keni mëkatuar si Pjetri. Në këtë mënyrë, varri bosh është ende plot: plot me lajmin e mirë për mëkatarët fajtorë dhe nevojtarë!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al