Ura për te MarkuShembull
Beteja për të besuar
Jezusi nuk ishte i kënaqur me dishepujt e Tij mosbesues. Tri herë Ai u kishte dërguar lajmëtarë, të cilët në të vërtetë e kishin parë të gjallë. Luka na tregon se Jezusi u takua edhe vetëm me Pjetrin. Pra, ishin të paktën katër njerëz që e kishin parë Atë të gjallë. Dhe përsëri, pjesa tjetër nuk besonte. Nuk është se ata nuk dëshironin të besonin, por ata nuk guxonin ta besonin një lajm kaq ngazëllyes. Thjesht, pas gjithë atyre gjërave që kishin ndodhur, një gjë e tillë dukej e pamundur.
Kjo na tregon që edhe mungesa e besimit në vetvete është e ndryshme. Te këta dishepuj, mosbesimi ishte mëkat nga dobësia e zemrës. Kjo është ndryshe nga mëkati që vjen prej ligësisë së zemrës. Por sërish, cilido lloj mosbesimi është mëkat, ja pse Jezusi i qortoi dishepujt e Tij kur Ai i vizitoi atë mbrëmje. Perëndia trishtohet, madje ofendohet nga mungesa jonë e besimit tek Ai.
Pyetja së cilës duhet t’i përgjigjemi është: “Çfarë duhet të bëj me lajmin që Perëndia më dërgon mua?”. Në këtë libër, Perëndia ju ka dërguar lajmin që Jezusi është i vetmi Shpëtimtar. Perëndia na thërret që të shkojmë tek Ai për të gjetur çlirim nga mëkatet tona.
Gjithashtu, Ai na tregon që Zoti nuk kënaqet kur e shpërfillim Birin e Tij, të Cilin Ai e ka dërguar si Shpëtimtar. A e keni të vështirë ta besoni që ky lajm është për ju? A mos vallë ju duket si një gjë tepër e bukur për të qenë e mundur dhe e vërtetë? Apo mbase mendoni se nuk jeni aq të mirë, sa të merrni një mëshirë të tillë? Mbase mendoni që jeni tepër të ligj për të gjetur shpëtim. Ka mundësi që shihni kaq shumë mëkat te vetja, saqë mendoni që Perëndia nuk do t’ju dojë kurrë. Nëse këto janë mendimet tuaja, atëherë Jezusi po ju qorton edhe juve. Ne duhet të qortohemi për mosbesimin tonë, sepse mungesa e besimit është mëkat.
Çfarë duhet të bëni atëherë? Rrëfejini Perëndisë që ju duket e pamundur t’i besoni Lajmit të Tij. Mos ia fshihni mënyrën se si ndiheni, që mendoni se jeni tepër të ligj, apo jo aq të mirë sa duhet. Kërkojini Atij t’ju mësojë se si të keni besim në Fjalën e Tij. Ai është Shpëtimtari, i Vetmi dhe i Gjithëpushtetshmi! Ai nuk i la dishepujt në dobësinë e tyre, por erdhi për t’i çliruar. Sa i mirë dhe i hirshëm është Zoti Jezus!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al