Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 130 NGA 365

Duke u pastruar

Çdo shermend në mua, që nuk jep fryt ai e heq; kurse çdo shermend që jep fryt, ai e krasit që të japë edhe më shumë fryt. - Gjoni 15:2

Më duket një gjë solemne dhe e jashtëzakonshme të jesh e krishterë. Është me të vërtet një thirrje e shenjtë! Disa herë Perëndia do të bëjë që qiriu i Tij të lëshojë një dritë më të qartë në skutat e errëta të zemrës dhe atje do të zbulojë e do të tërheqë zvarrë çdo të keqe të fshehur. Megjithatë, Ai nuk do të lejojë asnjë shfajësim, paçka se mund të themi: “A nuk është diçka e vogël?”

Puna e fshehtë midis shpirtit dhe Perëndisë, kur Ai e tregon Veten e Vet si një Perëndi i shenjtë dhe xheloz, nuk mund të përshkruhet kurrë me fjalë. Nuk është një çështje e lehtë kur Ai thërret mirëkuptimin, vullnetin dhe dhembshurinë që të sjellin objektet e tyre të preferuara dhe t'i dorëzojnë ato në zjarr që ose t'i pastrojë ose t'i konsumojë, por këtë Ai do ta bëjë me të gjithë ata që ka krijuar për Veten e Vet. “Çdo shermend që jep fryt, ai e krasit që të japë edhe më shumë fryt.”

Të krishterët e rinj dinë pak nga kjo kërkesë: “Biri im, më jep zemrën tënde!” Kam kohë që dëshiroj ta jap timen, por vetëm hiri mund të më mundësojë ta bëj këtë. Zjarri i shenjtë le të konsumojë çdo zvetënim që e mban atë mbrapa! Por, më mbështet o Zot ndërsa më pastron! Nëse unë jam thirrur të jem një dëshmore e gjallë, ashtu siç jam me të vërtetë, dhuromë besimin e dëshmorit! Më lër të kem bashkësi me Ty dhe pastaj do të kem shoqëri mjaftueshëm. Nëse kjo sëmundje nuk do të hiqet, të mund të përlëvdohet Biri Yt! Dhe më lër të dal prej kësaj si ari i pastruar në zjarr!

Sarah Hawkes

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al