Stinët e zemrësShembull

Shpengimtari im jeton
Por unë e di që Shpengimtari im jeton dhe që në fund do të ngrihet mbi tokë. - Jobi 19:25
Nuk ka besim të vërtetë po të mos kishte besim personal. Nëse dëshiroj të shpëtohem, duhet të besoj në Krishtin për veten time. Unë duhet të kërkoj ndihmën e Frymës për veten time. Nuk ka kurrë farë dobie fakti që e njoh Zotin Jezus si Shpëtimtar nëse nuk e kërkoj dhe e gjej Atë si Shpëtimtarin tim. Nuk zbatohet edhe për mua e vërteta që Fryma e bekuar “shenjtëron të gjithë të zgjedhurit e Perëndisë”, nëse nuk i bindem thirrjes së Tij dhe nëse nuk bëhem një nga zgjedhurit.
“Por unë e di që shpengimtari im jeton.” Nën dritën e plotë të Ungjillit të ndriçuar përsëri në librin e Jobit, sa të bukura dhe plot besim shfaqen këto fjalë! Besimtari i miraton ato. Ai kurrë nuk e ka parë Shpëtimtarin, por e di se Ai jeton dhe ngazëllehet në Të, edhe këtu, “me hare të patregueshme dhe të lavdishme.” Besimtari shikon lart, dhe me syrin e besimit sheh Shpëtimtarin e tij të lartësuar, “të fuqishëm për të shpëtuar”, duke jetuar përgjithmonë për të ndërmjetësuar për të - “Jezu Krishti është i njëjtë dje dhe sot dhe në përjetësi.”
Çfarëdo tjetër që të ndryshojë, nuk ka asnjë ndryshim në Shpëtimtarin. Asnjë vdekje nuk e prek Atë ose atë botë të pavdekshme ku Ai gjendet: “Por unë e di që Shpengimtari im jeton". Dhe këtu unë ndaloj për të të thënë se është për shkak të një pasoje më të madhe që unë dhe ti jemi në gjendje të themi: “Ai është Shpengimtari im. Unë besoj në Të. Kam besim tek Ai. Ai është shpresa ime në jetë dhe besimi im në vdekje. “Unë e di kë kam besuar.” Oh, prehu e kënaqur me asgjë më pak se kaq: një zbatim personal me Shpëtimtarin - një përvetësim, me besim të përulur të veprës së Tij të arrirë. Le të thotë secila nga zemra e vet: “Ky është Shpëtimtari im i dashur, në të cilin gjeta gëzim.”
Frances Ridley Havergal
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al