Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 132 NGA 365

Dhurata e paqes

Paqen time po jua jap. - Gjoni 4:27

Paqen. “Paqen po ju lë, paqen time po jua jap" do të thotë më shumë. Kjo fjalë tregon për mrekullinë e pahulumtueshme të dhuratës - “paqen time”. Kjo nuk është thjesht paqe me Perëndinë. Krishti e ka bërë paqen me anë të gjakut të kryqit të Tij dhe duke u drejtësuar me anë të besimit, ne e kemi atë përmes Tij. Por pasi jemi pajtuar në këtë mënyrë, armiqësia dhe ndarja nuk ekzistojnë më, dhe Jezusi ka një dhuratë për ne nga thesaret e Tij, dhe kjo është vlera e tij e veçantë dhe e mrekullueshme, vetë Vetja e Tij. Sa shumë e vlerësojmë dhuratën që ishte nën zotërimin e vetë dhuruesit! Sa shenjë e veçantë e kësaj miqësie të ngushtë! Të tjerëve u japim atë që kemi bërë ose blerë. Vetëm atyre që i kemi shumë të afërt dhe të dashur u japim gjërat që na sillnin kënaqësi ose që i kishim për përdorimin tonë personal. Po kështu Jezusi na jep jo vetëm paqen e bërë dhe paqen e blerë, por edhe një pjesë nga vetë paqja e Tij - paqen hyjnore, të përjetshme, të pahulumtueshme - e cila banon në zemrën e Tij si Perëndi që shkëlqeu me shkëlqimin e qetësisë që karakterizonte jetën e Tij si njeri. Nuk është çudi që kjo tejkalon gjithë të arsyetuarin.

Por si? Pse lëngu i bimës rrjedh nga hardhia në degët e saj? Thjesht sepse dega është e bashkuar me hardhinë. Pastaj lëngu shpërndahet në të nga vetë ligji i natyrës së vet. Pra, duke u bashkuar me Zotin tonë Jezus me anë të besimit, ajo që është e Tij bëhet e jona dhe rrjedh në ne sipas vetë ligjit të jetës sonë shpirtërore. Nëse nuk do të kishte pengesa, ky lëng me të vërtetë do të derdhej si një lumë. Atëherë me sa zell duhet të kërkojmë të heqim çdo pengesë për derdhjen e një dhurate të tillë! Le të jetë lutja jonë që Ai të hapë rrugën për të, që Ai të heqë të gjithë mosbesimin, të gjithë vetveten tonë, të gjithë bllokimet e fshehura të këtij kanali.

Atëherë Ai do të japë një bekim të shtatëfishtë: paqen Time, gëzimin Tim, dashurinë Time, menjëherë dhe gjithmonë, tani dhe përjetë; hirin Tim dhe forcën Time për të gjitha nevojat e shtegtimit tonë. Prehjen Time dhe lavdinë Time për të gjithë jetën e ëmbël, në banesë të përjetshme me Të.

Frances Ridley Havergal

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al