Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 24 NGA 365

Dashuria e Perëndisë në ndreqje të vogla

Por çdo ndreqje aty për aty, nuk duket se sjell gëzim, po hidhërim... - Hebrenjve 12:11

Janë disa premtime të cilat ne kemi prirjen t'i ruajmë për raste të mëdha, duke humbur kështu ngushëllimin e vazhdueshëm të tyre. Ndoshta e lexojmë këtë pjesë me një frymë dhe themi: “Sa e bukur është kjo për ata që Zoti po i ndreq me të vërtet! Unë gati e mendoj se nuk duhet të shqetësohem nëse një premtim i tillë mund të jetë i imi. Por gjërat që më mundojnë janë vetëm gjëra të vogla që shfaqen çdo ditë për të më shqetësuar dhe mërzitur. “Epo, a e specifikon Zoti se çfarë shkalle shqetësimi, ose çfarë lloj telashi, është mjaftueshëm i madh për të pasur pretendime për premtimin? Dhe nëse Ai nuk e specifikon, pse duhet ta bësh ti? Ai vetëm e përcakton atë si "jo të gëzueshme, por hidhëruese".

Ndoshta ka pasur një duzinë gjërash të ndryshme sot që nuk kanë qenë të gëzueshme, por të hidhura për ty. Dhe megjithëse ndihesh e turpëruar që i ndjen aq shumë, dhe zor se dëshiron të pranosh që kanë qenë kaq sprovuese, dhe që nuk do të mendoje t'i denjoje si ndreqëse – megjithatë, nëse ato hyjnë nën përkufizimin e Zotit, Ai jo vetëm që di gjithçka rreth tyre, por ato qenë, secila prej tyre, ndreqje nga dora e Tij – e as t'i përbuzje dhe quaje "thjesht asgjë" kur gjatë gjithë kohës të pikëlluan, por as të lëshoje zemrën, sepse ato po veprojnë për të mirën tënde dhe lavdinë e Tij. Secila prej tyre ka qenë një shenjë e panjohur e dashurisë dhe kujdesit të Tij për ju, “sepse Zoti ndreq atë që do”.

Çfarë do të jetë e jotja më pas, o Zot?

Veten pyes, rri dhe pres

teksa ndaj ndreqjes Tënde tani përkulem (me shpresë)

çfarë fryti i paqshëm po piqet tani,

po piqet shpejt për Ty o Perëndi!

Frances Ridley Havergal

Shkrimet e Shenjta

Dita 23Dita 25

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al