Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 25 NGA 365

E sigurta që vjen më pas

por më pas u kthen një fryt të paqshëm drejtësie atyre që janë ushtruar me anë të saj.. - Hebrenjve 12:11

Hebrenjve 12:11 thotë se, “por më pas u kthen,” dhe jo ata kthejnë. A nuk tregon kjo që çdo ndreqje e dhënë ka një shpërblim të veçantë “më pas”? Ne i mendojmë sprovat si të mira në planin afatgjatë dhe në mënyrë të përgjithshme, por Zoti thotë për secilën, “u kthen”. Zbatoje këtë në të tashmen: mërzitjen që pate këtë mëngjes, fjalët shqetësuese që dëgjove dhe që të trishtuan frymën, zhgënjimin që ishte vendimi i Tij për sot, sëmundjen e lehtë por munduese, praninë e ndonjërit që është një ofshamë hidhërimi për ty. Çfarëdo që në këtë ditë duket jo e gëzueshme, por e hidhur, është e lidhur në kënaqësinë e mirësisë së Tij, me një fryt përkatës pasues të paqshëm, farën e të cilit, nëse nuk e shfaros, do të lulëzojë dhe do të piqet.

Nëse e vendosim veten të shikojmë si Zoti vepron me ne, shpesh do të jemi në gjendje të zbulojmë një përputhje dhe raport shumë të bukur midis secilës ndreqje individuale dhe rezultatit “por më pas”. Ky zakon i të parit dhe të priturit do të jetë shumë ngushëllues dhe një ndihmë e madhe për të pasur besim kur të ndodhë ndonjë ndreqje e re, sepse atëherë ne do ta konsiderojmë atë si kumtues dhe kapar të një “por më pas”. Le të mos lejojmë ta ruajmë këtë premtim për një kohë të ardhme. Zoti nuk tha “një kohë të gjatë më pas” dhe mos ta mendojmë si falas. Kjo më tepër nënkupton që, sapo të përfundojë ndreqja, fryti i paqshëm do të shfaqet në lavdi dhe lavdërimin e Perëndisë. Pra, le të presim për “por më pas” sa më shpejt që shtrëngimi të ketë kaluar. Kjo pritshmëri e menjëhershme do të sjellë bekimin e vet nëse mund të themi: “Pritshmëria ime vjen prej Tij”, dhe jo nga cilësitë tona frytdhënëse, sepse vetëm “fryti yt vjen tek unë” thotë Zoti. Fryti prej Tij do të jetë gjithashtu fryt për Të.

Frances Ridley Havergal

Shkrimet e Shenjta

Dita 24Dita 26

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al