PËRSE?Shembull

PËRSE JETA ËSHTË E PADREJTË?
Kur vjen puna te pyetjet “Pse?” cila është ndër të parat që bëjnë njerëzit, që ke bërë edhe ti vetë?
“Pse njerëzve të mirë u ndodhin gjëra të këqija? Pse Zoti vepron në mënyrë të padrejtë, pse jeta duket e padrejtë?
Nëse Perëndia ka një plan të mrekullueshëm për jetën time, përse ndodhin gjëra që nuk janë të drejta?”
Le të lexojmë disa pjesë nga libri i Predikuesve, që e shkroi Solomoni, një nga njerëzit më të zgjuar të të gjitha kohërave. Ai tha tek Predikuesi 4:1 'Kështu u ktheva dhe mendova për gjithë shtypjen që ndodhin nën diell; dhe ja, lotët e të shtypurve, të cilët nuk kanë njeri që t'i ngushëllojë; nga ana e shtypësve të tyre ishte forca, por as ata nuk kanë njeri që t'i ngushëllojë.'
Pyetja në lidhje me padrejtësitë mund të bëhet në shumë, shumë mënyra të ndryshme.
“Ku është Perëndia kur lëndohem unë? Ku është Perëndia kur në jetë ndodhin gjëra të padrejta dhe të pandershme? Nëse Perëndia është Perëndi dhe Ai mund të bëjë diçka dhe është i dashur, ku është Ai dhe çfarë është duke bërë? Përse nuk më ndihmon mua? Përse nuk bën diçka në lidhje me padrejtësitë që ndodhin?”
Le të shikojmë bashkë:
REALITETI: Jeta Nuk Është e Drejtë
Ky është fakt dhe secili prej nesh duhet ta pranojë. Bibla thotë të njëjtën gjë. Predikuesit na jep 5 shembuj të ndryshëm se si jeta nuk është e drejtë.
1) Kriminelët nuk dënohen.
Predikuesi 8:11 'Sepse vendimi kundër një veprimi të keq nuk zbatohet menjëherë...'
Para 3000 vjetësh, Solomoni po ankohej për të njëjtën gjë që ankohemi edhe ne. Gjyqtarët janë të korruptuar, drejtësia është shumë e ngadaltë, drejtësia e vonuar është padrejtësi.
2) Të shtypurit janë të papërkrahur.
Askush s’u del krah.
Predikuesi 4:1'Kështu u ktheva dhe mendova për gjithë shtypjen që ndodhin nën diell; dhe ja, lotët e të shtypurve, të cilët nuk kanë njeri që t'i ngushëllojë; nga ana e shtypësve të tyre ishte forca, por as ata nuk kanë njeri që t'i ngushëllojë.'
Historia tregon se njerëzit nëpër shekuj kanë patur dhe kanë tendencën për të shtypur njëri-tjetrin. Nga historia kemi parë që i pasuri ka shtypur të varfrin, i fuqishmi ka shtypur të dobëtin, të bardhët kanë shtypur zezakët, burrat kanë shtypur gratë… gjithkund në botë ka patur racizëm, përdhunime, persekutime, kundërshtime të gjitha llojeve, dhe duket sikur në disa vende kjo gjë gati nuk ka ndryshuar fare.
E njëta gjë edhe sot. Njerëzit shtypin njëri-tjetrin, në forma të ndryshme. Nuk ka drejtësi, asnjë nuk e përkrah të dobëtin.
3) Politikanët nuk kanë etikë të lartë.
Sa herë që të bie puna të shikosh apo takosh persona që kanë autoritet mbi të tjerët, çdo njeri pret që ata të veprojnë me më shumë drejtësi, të jenë më të drejtë. Por në realitet duket sikur ata jetojnë në një botë tjetër, dhe votuesit e tyre jetojnë në një botë tjetër.
Predikuesi 5:8 'Në rast se në provincë sheh shtypjen e të varfrit dhe shkeljen me dhunë të së drejtës dhe të drejtësisë, mos u habit nga kjo gjë; sepse mbi një pushtet të lartë ndodhet një më i lartë dhe mbi ta disa pushtete akoma më të larta.'
Dhe çështja humb rrugës apo lihet diku në harresë. Ti shkon për të zgjidhur një gjë dhe shpesh të çojnë te dikush tjetër, që të shkosh te një tjetër, derisa ty të vjen në majë të hundës dhe e lë fare.
4) Njerëzit e mirë nuk shpërblehen. Njerëzit e gabuar begatohen.
Predikuesi 8:14 'Është një kotësi që ndodh mbi tokë; ka njerëz të drejtë që trajtohen ashtu sikur i përket veprës të të pabesëve, dhe ka të pabesë që trajtohen sikur i përket veprës të të drejtëve...'
Të ndershmit zakonisht janë më të varfrit dhe më të lënë pas dore, duket sikur të këqijtë janë shumë më mirë, ata po kënaqen më shumë, ata po 'bëjnë jetë'. Duket sikur mënyra më e mirë për të fituar më shumë është të punosh pa etikë, të mashtrosh e të vjedhësh po deshe të kesh më shumë.
Predikuesi 7:15b '...Ndodh që i drejti të vdesë në drejtësinë e vet dhe që i pabesi të jetojë gjatë në ligësinë e tij.'
5) Njerëzit e aftë nuk kanë sukses gjithmonë—të mirët nuk fitojnë gjithmonë.
Predikuesi 9:11 'Gjithashtu pashë nën diell që vrapimi nuk fitohet nga ai që është i shpejtë as beteja nga të fortët; as buka nuk u shkon të urtëve, as pasuritë njerëzve të zgjuar, as favori atyre që janë të shkathët,'
Ti mund të jesh shumë i zgjuar, i shkëlqyer ndërsa ka persona qe s’janë në nivelin tënd dhe kanë shumë më shumë se ti. Ti lodhesh shumë për të ngrysur muajin, kurse të tjerë me lekë të pista kanë bërë shtëpi gjigande dhe lokale të të gjitha llojeve, kjo nuk duket e drejtë.
“…as pasuritë nuk shkojnë tek njerëzit e zgjuar..”
Solomoni thjesht po jep shembuj. Ai thotë: “E pranoj, jeta nuk është e drejtë. Atëherë përse Perëndia nuk bën diçka në lidhje me këtë? A është ky një Perëndi që s’i bëhet vonë, indiferent, që s’do të ndihmojë?"
JO, nuk është.
Bibla na jep 4 arsye përse Perëndia lejon të ndodhë padrejtësia në botë.
Eja sërish nesër për t’i zbuluar.
Lutje: Atë i dashur, faleminderit për Fjalën tënde. Faleminderit që në këtë botë të padrejtë, Ti je i drejtë. Unë besoj se Ti do të vendosësh drejtësinë në kohën e duhur. Amen!
Rreth këtij plani

Kur vjen puna te pyetjet “Pse?” cila është ndër të parat që bëjnë njerëzit, që ke bërë edhe ti vetë? “Pse njerëzve të mirë u ndodhin gjëra të këqija? Pse Zoti vepron në mënyrë të padrejtë, pse jeta duket e padrejtë? Nëse Perëndia ka një plan të mrekullueshëm për jetën time, përse ndodhin gjëra që nuk janë të drejta?” Nëse edhe ti je në këtë fazë të jetës, të ftojmë ti bashkohesh këtij plani...
More
Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: icf.al