Ioanni 4
4
Krie e katërtë
1E si kupëtoi Zoti se Farisejtë kishnë digjuarë që Iisui bën më shumë mathiti se Ioanni.
2(Ndonëse Iisui nukë pagëzon vetë, po mathitit’ e tij).
3E la Iudheënë, e vate pagjene ndë Galileë.
4E qe hria të shkonte ai ndëpër Samari.
5Erdhi adha ndë qutet të Samarisë, që thuhetë Sihar, afër vëndit që pat dhënë Iakovi birit së tij Iosifit.
6E atje qe puzi i Iakovit. Ndënji dha Iisui, si qe lodhurë nga udha, atje ndë puz. E sahati qe ngjera mbë gjashtë.
7Vjen një grua nga Samaria për të nxjerë ujë, e Iisui i thot’ asaj: Nemë të pi.
8Sepse mathitit’ e tij panë vaturë ndë qutet për të blerë të ngrëna.
9E i thot’ atij gruaja Samarite: Qish kërkon ti që je çifut ujë prej meje, që jam grua Samarite? Se çifutë nukë nakatosenë me Samarit.
10E ju përgjegj Iisui, e i thot’ asaj: Të njohe ti dhurëtin’ e Perndisë, edhe cili ësht’ ai që të thotë ti: Nemë të pi, ti deshe t’i kërkoje atij e ai të të ip ti ujë të gjallë.
11I thot’ atij gruaja: Zot, ti kuva s’ke, edhe puzi ësht’ i thellë. Nga e ke ujët’ e gjallë?
12Mos je ti m’i madh nga jati inë Iakovi, që na dha nevet këtë puz, edhe ai nga kij piu, edhe djelmët’ e tij, edhe bagëti e tij?
13Ju përgjegj Iisui, e i tha asaj: Cilido që pi nga këta ujë, pa do t’i vijë et.
14Ma cilido që të pijë nga ata ujë që t’i ap unë atij, do të mos ketë et ndë jetë të pasosurë. Po ujëtë që do t’i ap unë atij, do të bënetë nde ai rrjedhëjë ndë jetë të pasosurë.
15I thot’ atij gruaja: Zot, nemë mua këta ujë që të mos më vijë et e të mos vij këtu të nxjer ujë.
16I thot’ asaj Iisui: Hajde, thirri burrit sit, e eja këtu.
17U përgjegj gruaja e tha: Nukë kam burrë. I thot’ asaj Iisui: Mirë the, se nukë kam burrë.
18Sepse pesë burra pate, e ndashti atë që ke, nuk’ është burri it. Këtë vërtet e the.
19I thot’ atij gruaja: Zot, shoh që profit je ti.
20Baballarëtë tanë ndë këtë mal u falë, e juvet thoi që ndë Ierusalim është vëndi që duhetë të falemi.
21I thot’ asaj Iisui: O grua, besomë, se vjen kohë, që as mbë këtë mal, as ndë Ierusalim do të fali babait.
22Juvet lëvdoni atë që nukë diji, nevet lëvdojëmë atë që dimë, se shpëtimi është nga çifutë.
23Po vjen kohë, edhe ndashti është, që ahiere lëvdorët’ e vërtetë, do të lëvdojënë babanë me Shpirt, e me të vërtetë; sepse babai të tillë kërkon ata që lëvdojënë atë.
24Perndia është Shpirt, e ata që e lëvdojënë atë, duhetë ta lëvdojënë me Shpirt e me të vërtetë.
25I thot’ atij gruaja: E di që vjen Mesia që thuhetë Krisht. Kur të vijë ai, do të na i dëftojë nevet të gjitha.
26I thot’ asaj Iisui: Unë jam, që kuvëndoj me ti.
27E mbi këtë fjalë erdhë mathitit’ e tij e u çuditnë që kuvëndon me një grua. Po ndonjë s’i tha: Ç’kërkon? A: Ç’kuvëndon me atë?
28Ma gruaja la stamnën’ e saj, e vate ndë qutet, e u thotë njerëzet:
29Ejani të shihni një njeri që më tha mua sa punëra paçë bërë. Mos është vallë kij Krishti?
30Duallë dha nga quteti e vijnë tek ai.
31E ndë mes të këture, i lutejn’ atij mathitit’ e tij, e i thoshnë: Dhaskal, ha pakëzë bukë.
32Edhe ai u tha ature: Unë kam një gjellë të ha, që juvet nuk’ e dini.
33E mathititë thoshnë njeri me jatërinë: Mos i pru vallë njeri atij për të ngrënë?
34U thot’ ature Iisui: Të ngrënëtë tim është që të bëj thelimën’ e atij që më ka dërguarë, e t’i telios atij punënë.
35Nukë thoi juvet, se pas katër muajet vjen të korrëtë? Ja që u thom juvet: Ngriji sitë tuaj, e viri re fushëratë, që u zbardhë ndashti për të kuarturë.
36Edhe ai që kuarr mer pagënë, e mbëjedh kohë për jetë të pasosurë, që të gëzonenë bashkë ai që mbjell edhe ai që kuarr.
37Sepse mbë këtë del e vërtetë fjala që thotë, se tjatër ësht’ ai që mbjell, e tjatër ai që kuarr.
38Unë u dërgova juvet të kuarrni atë që nukë keni juvet punuarë mbë të; të tjerë u munduanë, e juvet hitë ndë mundim të ture.
39E nga ai qutet shumë besuanë nde ai nga Samaritë, për fjalë të gruasë, që thosh, se më tha gjithë sa paçë bërë.
40E si erdhë dha Samaritë tek ai, i luteshin’ atij që të qëndron mb’ata. E mbeti atje di dit.
41E më shumë besuanë mbë të nga fjala e tij.
42E i thoshnë gruasë: Navet nukë besojëmë më nga fjala jote, se nevet vetë digjuam edhe pam, se kij është me të vërtetë ai që lefteros botënë, Krishti.
43E pas së di ditet dolli ateje, e vate ndë Galileë.
44Se vet’ ai Iisui veveosi, që profit ndë vënd të tij nukë ka nder.
45E si erdhi ndë Galileë, e pritn’ atë Galilejtë; ata patnë parë gjith’ ato që bëri ndë Ierusalim ndë ditë të së krëmptesë, sepse edhe ata panë vaturë ndë të krëmpte.
46Erdhi dha Iisui përsëri ndë Kana të Galileësë, atje që bëri ujëtë verë. E qe një njeri i mbretit, që kish djalën’ e tij sëmurë ndë Kapernaum.
47Kij si digjoi të thoshnë që Iisui pat ardhurë nga Iudhea ndë Galileë, vate nde ai, e i lutej atij, që të shëron të bir’ e tij, që qe për të vdekurë.
48Edhe Iisui i thot’ atij: Ju ndë mos pafçi thavmëra e çudira, nukë besoni.
49I thot’ atij njeriu i mbretit: Zot, eja pa vdekurë dhe djali im.
50I thot’ atij Iisui: Hajde, biri it rron. E dha besë njeriu mbë fjalë që i tha atij Iisui, e vate.
51E kur qe afër shtëpisë, u poqnë me të kopijt’ e tij, e i thanë, që: biri it rron.
52E i pieti ata ndë ç’kohë nisi të bënej më mirë. E i than’ atij: Që djethinë mbë shtatë sahat e la atë ethea.
53E kupëtoi jati që ajo qe e tila kohë që i tha atij Iisui, se: biri it rron. E besoi ai edhe gjithë shtëpia e tij.
54Këjo qe thavmë e ditë që bëri Iisui përsëri, si u kthie nga Iudhea ndë Galileë.
தற்சமயம் தேர்ந்தெடுக்கப்பட்டது:
Ioanni 4: ALTMK27
சிறப்புக்கூறு
பகிர்
நகல்
உங்கள் எல்லா சாதனங்களிலும் உங்கள் சிறப்பம்சங்கள் சேமிக்கப்பட வேண்டுமா? பதிவு செய்யவும் அல்லது உள்நுழையவும்
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.