Ioanni 5
5
Krie e pestëtë
1E pas këture qe e krëmpte e çifutet, e Iisui vate ndë Ierusalim.
2E atje ndë Ierusalim është kolimvithrë e pishqet, që thuhetë çifutërisht Vithesdha. Këjo ka pesë kubera.
3E mb’ato dergjej turm’ e madhe të sëmurë, të verbëret, të çalëvet, të mbajturet, që prisnë të luan ujëtë.
4Sepse Ëngjëlli zbrit mbë një kohë ndë kolimvithrë e nakatos ujëtë, e cilido që të zbrit i pari mbë të pas të nakatosurit së ujit, shëronej nga çdo sëmundë që të qe mbajturë.
5E atje qe një njeri që kish shkuarë tridhjet’ e tetë vjet ndë sëmundë të tij.
6E Iisui si e pa këtë që dergjej, e si e njohu që kish shumë kohë, i thot’ atij: Do ti të shëroneç?
7Ju përgjegj atij i sëmuri: Zot, nukë kam njeri që të më hedhjë ndë kolimvithrë kur të nakatosetë ujëtë, sepse kur qasem unë, tjatër zbret më përpara nga meje.
8I thot’ atij Iisui: Ngreu, e mer shtratnë tënd, e hajde.
9E atë çast u bë i shëndoshë njeriu, e ngrijti Shtratthin’ e tij, e ecën. E ajo ditë ishte e Shëtunë.
10E andaj i thoshnë çifutë njeriut që u shërua: Ësht’ e shëtunë, e nuk’ është ndëjierë që të ngrëç shtratnë.
11E ai ju përgjegj ature: Ai që më shëroi mua, ai më tha mua: Ngre shtratthinë tënd, e hajde.
12E pietnë dha atë: Cili është kij njeri që të tha tij: Ngre shtratnë tënd, e ecë?
13E njeriu që u shërua, nuk’ e dij cili ish, sepse Iisui qe shtëmëngurë nga turma që qe mb’atë vënd.
14Pasandaj e gjen atë Iisui ndë Iero, e i thot’ atij: Vështro, u shërove; mos bëç më faje, që të mos të të vijë ndonjë tjatër më e keqe.
15E njeriu vate e u rrëfeu çifutet, se Iisui është ai që e shëroi atë.
16Pra andaj e ndiqnë Iisunë çifutë, e kërkoijnë ta vrisnë atë, sepse bën këto të Shëtunë.
17E Iisui u përgjegj ature: Babai im ngjera mbë sot punon, edhe unë punoj.
18Pra andaj kërkoijnë çifutë më tepër ta vrisnë atë, sepse nukë prish vetëmë të Shëtunënë, po thosh më tepërë baba të tijnë Perndinë, e bën vetëhenë bara me Perndinë.
19U përgjegj dha Iisui, e u thot’ ature: Vërtet, vërtet u thom juvet, nukë mund i biri të bëjë ndonjë punë vetiut, ndë mos paftë babanë të bëjë; sepse ato që bën babai, ashtu edhe i biri këto bën.
20Sepse babai e do të birë, e gjith’ ato që bën ai, ja dëfton atij; edhe më të mëdha punëra do t’i dëftojë atij, që të çuditeni juvet.
21Sepse sikundrë ngjall babai të vdekuritë, e i bën të rrojënë, kështu edhe i biri bën të rrojënë ata që do.
22Sepse babai nukë gjukon ndonjë, po gjithë gjuqnë ja ka dhënë së birit.
23Që të nderojënë të gjithë të birë, sikundrë nderojënë edhe babanë. Ai që nukë nderon të birë, nukë nderon babanë që e dërgoi atë.
24Vërtet, vërtet u thom juvet, se ai që digjon fjalënë time e beson nde ai që më dërgoi mua, ka jetë të pasosurë, e mbë gjuq nukë vjen, po shkon nga vdekëja mbë jetë.
25Vërtet, vërtet u thom juvet, që vjen kohë, edhe ndashti është, që kur të digjojënë të vdekuritë zën’ e birit së Perndisë; e ata që të kenë digjuarë do të rrojënë.
26Sepse sikundrë e ka babai jetënë mbë vetëhe, kështu ja dha edhe së birit ta ketë jetënë mbë vetëhe.
27E i dha urdhër atij të bëjë edhe gjuq, si biri njeriut që është.
28Mos u çuditni mbë këtë, se vjen kohë kur gjith’ ata që janë ndë varre do të digjojënë zën’ e tij.
29E do të dalënë jashtë ata që kanë bërë punëra të mira, të ngjallënë për të rruarë. E ata që kanë bërë të këqiatë, të ngjallënë për të dëmëtuarë.
30Nukë mund unë të bëj ndonjë punë nga vetiu. Sikundrë digjoj gjukoj, e gjuqi im ësht’ i drejtë, sepse nukë kërkoj atë që dua unë, po atë që do babai im që më dërgoi mua.
31Nd’është unë që t’ap martiri për vetëhe time, martiria ime nuk’ ësht’ e vërtetë.
32Tjatër ësht’ ai që ep martiri për mua, edhe e di që është martiri e vërtetë ajo martiri që ep ai për mua.
33Juvet patë dërguarë të piesët’ Ioannë, e ai dha martiri mbë të vërtetë.
34Ma unë nukë marr martiri nga një njeri, po këto u thom, që të soseni juvet.
35Ai ishte llambadha e dhezurë që fekste. E juvet deshtë të gëzonishtë për pak kohë mbë dritë të tij.
36Po unë kam një martiri më të madhe se të Ioannit, sepse punëratë që më dha babai mua të telios, ato punëra që bëj unë vetë, dëftojënë për mua, që më ka dërguarë babai.
37Edhe Babai që më ka dërguarë mua, ai vetë dha martiri për mua. E juvet as ja kini digjuarë zën’ e tij kurrë, as ja kini parë faqen’ e tij.
38E fjalën’ e tij nuk’ e kini të ndënjurë mbë juvet, sepse atë që dërgoi ai juvet, nde ai nukë besoni.
39Hajdeni, e viri re kartëratë, sepse juvet thoi të kini mbë to jetën’ e pasosurë. E ato janë që martirisjënë për mua.
40E nukë doi të vini tek meje që të kini jetë.
41E unë nukë dheksem nderë që vjen nga njerëzitë.
42Po u kam njohurë juvet që nukë kini ndë vetëhe tuaj dashurin’ e Perndisë.
43Unë arçë nd’ëmër të babait sim, e nukë më dheksni mua. Nd’artë ndonjë tjatër mbë ëmër të tij, atë do të mirri.
44Qish mundni juvet të besoni, kur kërkoni nder njeri nga jatëri, e nukë kërkoni atë nder që vjen vetëmë nga Perndia?
45Mos thoi se unë do t’u kallëzoj juvet përpara babait. Ka kush t’u kallëzojë juvet, ai Moisiu që juvet kini omuthnë nde ai.
46Sepse të keshëtë besuarë nde Moisiu, edhe tek meje do të keshëtë besuarë; se ai për mua pat shkruarë.
47E ndë mos besoni mb’ato që ka ai shkruarë, qish do të besoni mbë fjalë të mia?
தற்சமயம் தேர்ந்தெடுக்கப்பட்டது:
Ioanni 5: ALTMK27
சிறப்புக்கூறு
பகிர்
நகல்
உங்கள் எல்லா சாதனங்களிலும் உங்கள் சிறப்பம்சங்கள் சேமிக்கப்பட வேண்டுமா? பதிவு செய்யவும் அல்லது உள்நுழையவும்
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.