Lluka 15

15
Krie e pesëmbëdhjetëtë
1E ju afëruanë atij gjithë kumerqarëtë edhe fajëtorëtë, për të digjuarë atë.
2E Farisejtë edhe Grammatejtë murmurisnë, e thoshnë se: Kij merr afër fajëtorëtë, e ha bashkë me ta.
3E u vuri ature përpara këtë paravoli, e u tha:
4Cili njeri prej juvet të ketë njëqind dhënt, e ndë humbtë një nga ato, nukë lë të nëntëdhjet’enënta nd’erimi, e nukë vete të kërkojë të humburënë ngjera sa ta gjejë atë?
5E si ta gjejë, e vë mbë krahë të tij, tuke gëzuarë.
6E si të vijë mbë shtëpi, thërret miqtë, edhe gjitontë, e u thot’ ature: Gëzouni bashkë me mua, se gjeta delenë time të humburënë.
7U thom juvet, se kështu do të jetë gëzim ndër Qiell për një fajëtuar që metanois, se për nëntëdhjet’ e nëntë të drejtë që nukë kanë hri për metani.
8A cila ësht’ ajo grua që të kishte dhjetë dhrahmira, e të humbit një dhrahmi, nukë dhez fotinë, e nukë fshin shtëpinë, e nukë kërkon me kujdes ngjera sa ta gjejë?
9E si ta gjejë, thërret mikatë, edhe gjitonetë, e u thotë: Gëzouni bashkë me mua, se gjeçë dhrahminë që paçë humburë.
10Kështu u thom juvet, gëzim bënetë përpara Ëngjëjet së Perndisë për një fajëtuar që metanois.
11E tha: Një njeri kish di djelm.
12E m’i riu nga ata i thotë së jatit: Tatë, nemë pjesën’ e gjërit që më bie. E u ndau ature gjënë.
13E pas jo shumë ditet i mbëjodhi gjithë m’i riu bir e iku e vate ndë vënd të largë; e atje përhapi gjën’ e tij ndë punëra të liga.
14E si e prishi ai gjithë, u bë u e madhe mb’atë vënd; e ai nisi të mos kish.
15E vate e u kolis me një nga fshatarët’ e atij vëndit, e e dërgoi atë ndë çiflikë të tij të ruan derratë.
16E kish dëshërim të ngos barkun’ e tij nga lendëtë që haijnë derratë, e nuk’ i ipte njeri atij.
17E si erdhi ndë vetëhe të tij, tha: Sa rrogëtarë ndë shtëpi të babait sim kanë bukë që u tepëron e unë këtu vdes uriet?
18Do të ngrihem të vete te babai im, e t’i thom: Baba, fëjeva kondrë Qiellit, edhe kondrë teje.
19E më nukë jam i zoti të quhem biri it. Bëmë posi një nga rrogëtarët’ e tua.
20E u ngre e erdhi nde babai tij. E si qe akoma larg nga ai, e pa atë babai tij, e i erdhi keq për të; e u lëshua e i shtiu duartë mbë qafë të tij, e e puthte atë.
21E i biri i thot’ atij: Baba, fëjeva kondrë Qiellit edhe kondrë teje, e nukë jam i zoti më të quhem biri it.
22E babai u thotë shërbëtorëvet së tij: Kreni jashtë më të miratë rroba, e vishnie atë, e viri unazë mbë dorë të tij, e të mbathura ndë këmbë të tij.
23E bini viçn’ e ushqierë me grurë, e therie; e të hamë, e të gëzonemi.
24Se kij biri im, qe i vdekurë, e pa rroi; e i humburë, e u gjënd. E nisnë të gëzonishnë.
25E biri m’i madh i tij qe mb’arë, e mbë të kthierë, poqë u afërua shtëpisë, digjoi të kënduara e vallera.
26E si thirri një nga kopijtë, e pieti ç’do të jenë këto.
27Edhe ai i tha atij, se: Vëllai it erdhi, e theri babai it viçn’ e ushqierë me grurë, sepse e priti atë me shëndet.
28E ai u zëmërua, e nukë duan të hin brënda, e babai tij dolli jashtë, e i lutej atij.
29E ai u përgjegj, e i tha babait së tij: Ja, kaqë vjet të punoj ti, e ndonjë porsi nukë të shkela, e mua nukë më dhe kurrë një kec, të gëzonem me miqt’ e mi.
30E kur erdhi kij biri it, që të hangri gjënë me gra të liga, i there atij viçn’ e ushqierë me grurë.
31Edhe ai i thot’ atij: Bir, ti kurdo me mua bashkë je, e gjithë të miatë të tuatë janë.
32Po ishte e udhësë të bëjëmë gosti e gëzim, sepse kij vëllai it qe i vdekurë e pa rron, e i humburë e u gjënd.

தற்சமயம் தேர்ந்தெடுக்கப்பட்டது:

Lluka 15: ALTMK27

சிறப்புக்கூறு

பகிர்

நகல்

None

உங்கள் எல்லா சாதனங்களிலும் உங்கள் சிறப்பம்சங்கள் சேமிக்கப்பட வேண்டுமா? பதிவு செய்யவும் அல்லது உள்நுழையவும்