Lluka 16

16
Krie e gjashtëmbëdhjetëtë
1E thoshte edhe ndë mathitit’ e tij: Një njeri qe i pasurë; ai kishte një konom; e atë e kallëzuanë tek ai se i përhap gjën’ e tij.
2E si e thirri atë, i thot’ atij: Ç’është këjo që digjoj për ti? Ep llogarin’ e konomllëkut sit, se nukë mund të konomiç sot di parë.
3E konomi thotë me vetëhe të tij: Ç’të bëj, se zoti im do të më nxjerë mua nga puna? Të rrëmoj nukë mund, të lipëj më vjen turp.
4Kupëtova se ç’të bëj, që kur të dal nga konomllëku të më dheksjënë ndë shtëpira të ture.
5E si thirri afër një nga një borçlit’ e zotit së tij, i thotë së parit: Sa i do zotit sim?
6Edhe ai i thotë: Njëqind bucela vaj. E i thot’ atij: Merr kartënë tënde, e rri e shkruaj shpejt: pesëdhjetë.
7Pasandaj i thotë tjetërit: E tij sa i do? Edhe ai i thotë: Njëqind matësë grurë. E i thot’ atij: Merr kartënë tënde, e shkruaj: tetëdhjetë.
8E e mburi zoti konomn’ e pabesë, se bëri me mënd. Sepse të bijt’ e kësaj jetet janë ndë brez të ture më të mënçurë se të bijt’ e dritësë.
9E unë u thom juvet: Bëni miq nga gjëri i adhiqisë; që kur të vdisni t’u dheksjënë juvet ndë tendëra të pasosura.
10Ai që ësht’ i besësë ndë të pakënë, ësht’ i besësë edhe ndë të shumënë. E ai që ësht’ i shtrëmbërë ndë të pakënë, ësht’ i shtrëmbërë edhe ndë të shumënë.
11E nd’ësht’ adha, që nuk’ u duktë të besësë ndë gjë që qe nga adhiqi, cili do t’u besojë juvet mbë të vërtetënë?
12E nd’ësht’ adha, që nuk’ u duktë të besësë ndë të huajnë, cili do t’u apë juvet tuajnë?
13Ndonjë shërbëtuar nukë mund të shërbejë di zotërinj, sepse ja do të mos dojë njërinë e do të dojë tjetërinë, ja do të pëlqejë njërinë e do të mos pëlqejë tjetërinë. Nukë mundni të punoni Perndinë edhe mamonanë (lakëmimnë).
14E i digjoijnë gjithë këto edhe Farisejtë, që qenë të shtrëjtë, e përqeshnë me të.
15E u thot’ ature: Juvet jini ata që dëftoni vetëhenë tuaj të drejtë përpara njerëzet; ma Perndia njeh zëmëratë tuaj, sepse ajo që është e lartë përpara njerëzet, përpara Perndisë ësht’ e ndjetë.
16Nomi edhe profitëtë ngjera te Ioanni qenë. Që ahiere e pastaje dhidhaksetë mbretëria e Perndisë, e cilido me shtrëngim hin mbë të.
17M’e kollajtë është të shkojë Qielli edhe dheu, (s)a të bjerë mbë dhe një majë nga nomi.
18Cilido që zbon gruan’ e tij e martonetë me tjatër, është kurvjar. Edhe cilido që merr grua të zbuarë nga burri e të pandarë, bën kurvëri.
19Qe një njeri i pasurë, e vishej me porfirë, edhe me vishnjë, e bën gostira të mëdha ngadita.
20E qe atje një njeri që quhej Llazaro, që dergjej ndë portë të tij, plot me plaga.
21E dëshëron të frihej nga thrimetë që bijnë nga mësalla e së pasurit; po edhe qentë vijnë e i lëpijnë plagat’ e tij.
22E erdhi koha që vdiqi i varfëri, e e shtijnë Ëngjëjtë atë ndë gji të Avraamit. E vdiqi edhe i pasuri, e e kallë ndë varr.
23E ngrijti sit’ e tij ndë pisë që qe, se qe ndë mundim, e sheh Avraamnë për së largut, edhe Llazarinë ndë gji të tij.
24E ai thirri e tha: Jat Avraam, le të të vijë keq për mua, e dërgo Llazarinë, të ngjiejë majën’ e gjishtit së tij me ujë, e të më lagië gjuhënë time, se digjem ndë këtë flakë.
25Edhe Avraami i thotë: Bir, kujtou se ti i more të mirat’ e tua ndë jetë tënde; ashtu edhe Llazari të këqiatë. E ndashti kij prëhetë, e ti heq mundim.
26Edhe mbi gjithë këto, ndë mes tuaj edhe nevet është një gremin’ e madhe, që të mos mundjënë të shkojënë ata që duanë të vijënë këteje ndë ju, as ata që duanë të vijënë nga juvet ndë ne.
27Edhe ai i thotë: Unë të lutem, o jat, ta dërgoç atë ndë shtëpi të babait sim.
28Se kam pesë vëllazër, që t’u dëftojë ature për këtë, që të mos vijënë edhe ata këtu ndë këtë vënd të mundimit.
29I thot’ atij Avraami: Kanë Moisinë edhe profitëtë, le t’u digjojënë ature.
30Edhe ai i tha: Jo, o jat Avraam, po ndë vaftë njeri mb’ata nga të vdekuritë, do të metanoisjënë.
31E i thot’ atij: Ndë mos digjojënë Moisiut edhe profitëvet, edhe nga të vdekuritë ndë u ngjalltë njeri, nukë do të besojënë.

தற்சமயம் தேர்ந்தெடுக்கப்பட்டது:

Lluka 16: ALTMK27

சிறப்புக்கூறு

பகிர்

நகல்

None

உங்கள் எல்லா சாதனங்களிலும் உங்கள் சிறப்பம்சங்கள் சேமிக்கப்பட வேண்டுமா? பதிவு செய்யவும் அல்லது உள்நுழையவும்