Mattheo 7
7
Krie e shtatëtë
1Mos hiqni mbë gojë, të mos u heqëjnë.
2Sepse sikundrë gjukoni, do të gjukoneni, edhe me ç’matës që matni, do t’u matetë edhe juvet.
3Edhe pse sheh gozhdënë që është ndë si të vëllait sit, e nukë vështron tranë, që është ndë si tënd?
4A qish do t’i thuaç vëllait sit, le të nxjer nga siu it halënë, kur gjëndetë trau ndë si tënd?
5Ipokrití (me di faqe) nxir më përpara tranë nga siu it, pra pastaj mbase do të mundç të nxjerç halënë nga siu i sit vëlla.
6Mos shtini të shëntëruaratë qenet, edhe mos vii margaritarëtë tuaj përpara derravet, se mos i shkeljënë ato me këmbë të ture, e kthenenë e u çapëlojënë edhe juvet.
7Lipëni, e do t’u ipetë juvet. Kërkoni, e do të gjeni. Biri derësë e do t’u hapetë juvet.
8Sepse cilido që lipën, merr, edhe ai që kërkon gjen. Edhe atit që çokanis portënë do t’i hapetë.
9Vallë gjëndetë njeri nga juvet që të kërkojë prej sij biri i tij bukë, mos do t’i apë atij gur?
10A ndë kërkoftë pishk, mos do t’i apë gjarpër?
11Nd’është juvet, ndonëse jeni të këqinj, dini të ipni të dhëna të mira ndë djelm tuaj, sa më tepër jati juaj i qiellvet do të apë të mira nd’ata që kërkojënë nga ai?
12Sa dha të mira doni të ju bëjënë juvet njerëzitë, të tila të bëni edhe juvet mb’ata, sepse këjo është nomi edhe Profitëretë.
13Hini nga der’ e ngushtë se dera ësht’ e gjerë edhe udha ësht’ e hapëtë që bie ndë pisë, e janë shum’ ata që shkojënë nga ajo.
14Se ësht’ e ngushtë dera, edhe e zahmetëçme udha që bie ndë jetë të pasosurë, e janë të pakë ata që e gjejënë atë.
15E të ruheni nga profitërit’ e rrem, se ata vijënë mbë ju me lëkurëra të delevet, po përbrënda janë ulqër që rrëmbejënë.
16Nga punërat’ e ture do t’i njihni ata. Mos vjelënë nga gjëmbatë rrush a nga murizatë fiq?
17Kështu çdo lis i mirë bën pemmëra të mira, e lisi i kalbëtë, bën pemëra të liga.
18S’mund lis i mirë, të bëjë pemmëra të liga, as lis i kalbëtë të bëjë pemëra të mira.
19Çdo lis që nukë bën pemmëra, pritetë, e vihetë mbë zjar.
20Nga pemëtë dha të ture, do t’i njihni ata.
21Nukë do të hijë ndë mbretëri të qiellvet çdo njeri që më thotë mua: O Zot, Zot; po ai që bën ato që do jati im që është ndë qiell.
22Mb’atë ditë shumë do të më thonë: O Zot, o Zot, nukë profitepsm navet ndë ëmër tat, edhe ndë ëmër tat nxuarm të paudhëtë, edhe ndë ëmër tat bëm shumë thavmaturgji?
23E ahiere do t’u thom ature, se kurrë nuk’ u njoha juvet, ju që bëjëtë të këqiatë.
24Cilido ësht’ ai që digjon këto fjalët’ e mia, e i bën ato, u do ta bëj atë të gjajë me një njeri të mënçurë, që vuri binan’ e shtëpisë tij mbi gur.
25E dërmoi shiu e erdhë lumëratë, e frijtinë erëtë, e u përpoqnë mb’atë shtëpi e nukë ra, se qe bina e saj mbi gur.
26E cilido që digjon fjalët’ e mia, e nuk’ i bën ato, ai gjan me një njeri pa mënd, që vuri binan’ e shtëpisë tij mbi rërë.
27E dërmoi shiu, e erdhë lumëratë e frijtinë erëtë, e u përpoqnë mb’atë shtëpi, e ra, e të gremisurit e saj u bë të madh.
28E u bë, si i sosi Iisui këto fjalë, u çuditnë llaoi ndë dhidhahi të tij.
29Sepse i dhidhaks ata si që kish eksusi, e jo si dhidhaksnë grammatikotë.
தற்சமயம் தேர்ந்தெடுக்கப்பட்டது:
Mattheo 7: ALTMK27
சிறப்புக்கூறு
பகிர்
நகல்
உங்கள் எல்லா சாதனங்களிலும் உங்கள் சிறப்பம்சங்கள் சேமிக்கப்பட வேண்டுமா? பதிவு செய்யவும் அல்லது உள்நுழையவும்
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.