Mattheo 8
8
Krie e tetëtë
1E si zbriti ai nga mali, i vanë pas sij shumë turmë.
2E ja një i fëlliqurë erdhi e ju fal atit, e thosh: Zot, ndë daç ti mund të më qëroç.
3E si ndëri dorënë, e zuri atë Iisui e i tha: Dua, qërou. E atë çast u qërua lepra e tij.
4E i thot’ atij Iisui: Vështo të mos thuaç njeriut, po haide e dëfto vetëhenë te prifti, e shpjerë dhurëtinë, atë që urdhëroi Moisiu për martiri nd’ata.
5E si riu Iisui ndë Kapernaum, erdhi nde ai një ekatondarh, e i lutej.
6E i thosh: Zot, im bir dergjetë mbë shtëpi i mbajturë, e mundonetë gjëmuarë.
7Edhe Iisui i thot’ atij: Unë do të vij, e do ta shëroj atë.
8Edhe Ekatondarhoi u përgjegj, e i tha Zot: Unë nukë jam i zoti që të hiç ndë shtëpi time, po thuaj fjalë vetëmë, e im bir do të shëronetë.
9Sepse edhe unë njeri jam ndënë zotëri, e kam ndënë vetëhe time trima, e i thom këtij: Hajde, e vete, e tjatërit: Eja, e vjen. Edhe kopilit sim: Bën këtë, e e bën.
10Edhe Iisui si digjoi këtë, u çudit e thotë mb’ata që vijnë pas si: Me të vërteta u thom juvet, që as ndë Israil nukë gjeçë kaqë besë.
11Pra andaj u thom juvet, se do të vijënë shumë nga del, edhe nga perëndon dielli, e do të rrinë bashkë me Avraamnë, edhe me Isaaknë, edhe me Iakovnë ndë mbretëri të Qiellvet.
12E të bijtë e mbretërisë do të vihenë ndë skotadh t’erëtë. Atje është të qarëtë, edhe të dredhurët’ e dhëmbëvet.
13E i tha Iisui Ekatondarhut: Haide, e le të bënetë tek teje sikundrë besove. E atë çast u shërua biri i tij.
14E si erdhi Iisui ndë shtëpi të Petrosë, pa vjehërën’ e tij që dergjej ndë stromë nga ethetë.
15E e zu nga dora e e lanë atë ethetë, e u shërben ature.
16E pasi u err e u bë natë, prunë nde ai shumë të dhemonisurë, e i nxir me fjalë vetëmë të paudhëtë, edhe gjithë ata që qenë sëmurë e gjëmuarë i shëronte.
17Që të dalë e vërtetë ajo që u tha nga profiti Isaia, që thotë kështu: Ai na ngrijti sëmundëtë tona, e të ligatë na i hoqi.
18E si pa Iisui shumë botë rrotullë tij, i porsiti që të hidhenë përteje.
19E na, erdhi e ju qas një nga grammatikotë, e i tha atij: Dhaskal, do të vij pas teje ngado që të veç.
20Edhe Iisui i thot’ atij: Dhelpëratë kanë folet’ e ture, edhe zogjt’ e Qiellit të ndënjurit e ture, po i biri i njeriut s’ka ku të vërë kriet’ e tij.
21Edhe një tjatër nga Mathitit’ e tij, i tha atij: Zot, amë urdhër përpara të vete të kllas ndë varr jatnë tim.
22Edhe Iisui i thot’ atij: Eja pas meje, e le të vdekuritë të kllasënë të vdekurit’ e ture.
23E kur hiri ai ndë varkë, vanë pas si edhe mathitit’ e tij.
24E ja, e u bë tërmet i madh ndë det, aqë që afëroi të mbushej varka nga tallazetë, e ai flijte.
25E mathitit’ e tij u qasnë pran’ atij, e e zgjuanë, e i thanë: Zot, shpëtona navet, se mbitemi.
26E u tha ature: Besëpakë, pse jeni kaqë trëmbëlakë? Ahiere u ngre, e porsiti erëtë edhe detnë, e u bë bunac’ e madhe.
27E u çuditnë njerëzitë, e thanë: Ç’lloi njeri është kij, që edhe erëët edhe deti e digjojënë?
28E si shkoi ai mb’anë të tejme, ndë fshat të Gjergjesinovet, i duallë përpara tij di të dhemonisurë që dilë nga varretë e bëijnë shumë të këqia që s’mund të shkon njeri nga ajo udhë.
29E ja, thërrisnë fort, e thoshnë: Ç’ke me nevet ti Iisu biri i Perndisë, erdhe këtu të mundoç navet përpara kohësë?
30E më tej nga ata qe një kope nga shumë derra, që kullotnë.
31E dhemonëtë i luteshinë, e i thoshnë: Ndë do të na nxjerç navet, epna urdhër të hijëmë ndë këtë kope të derravet.
32E u tha ature: Hajdeni. Edhe ata si duallë, vanë ndë kope të derravet. E ja gjithë kopeja e derravet u derdh me vrap, e ra nga gremia ndë det e u mbitnë ndë ujëra.
33E çobanëritë që i kullotnë iknë, e si vanë ndë qutet, rrëfeijnë gjithë sa u bënë, edhe për të dhemonisuritë që u shëruanë.
34E ja e dolli jashtë gjithë quteti, për të priturë Iisunë. E si e panë, ju lutnë, që të ikëjë nga sinorët’ e ture.
தற்சமயம் தேர்ந்தெடுக்கப்பட்டது:
Mattheo 8: ALTMK27
சிறப்புக்கூறு
பகிர்
நகல்
உங்கள் எல்லா சாதனங்களிலும் உங்கள் சிறப்பம்சங்கள் சேமிக்கப்பட வேண்டுமா? பதிவு செய்யவும் அல்லது உள்நுழையவும்
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.