Mattheo 3
3
Krie e tretë
1E mb’ato dit ahiere, erdhi Ioanni pagëzori e qiriks ndë erëmi të Iudheësë.
2E thoshte: Metanoisni, se afër është mbretëria e Qiellvet.
3Kij ësht ai që u tha nga Profiti Isaia, që thoshte: Zë i atit që thëret ndë erimi. Dërtoni udhën’ e Zotit, të bëni të drejta monopatet’ e tij.
4E ai Ioanni Robat e tij i kish nga lesht’ e Gamilësë, edhe mbë mes të tij brez të lëkurtë. Edhe të ngrënët e tij qe vllastarë, edhe mjaltë t’egrë.
5Ahiere erdhë tek ai gjithë të Ierusalimit, edhe gjithë sa qenë afër Iordhanit.
6E pagëzoneshnë ndë Iordhan nga ai, e ksomollojiseshnë fajet’ e ture.
7E si pa shumë nga Farisetë e Sadhuqejtë, që vijnë ndë pagëzim të tij, u tha ature: Pjellat’ e nepërkavet, cili u dëftoi juvet që të ikëni nga urgjija që vjen?
8Bëni dha pemmë që të gjajë me metani.
9E mos thoi me vetëhe, që Avraamnë kemi baba, sepse u thom juvet, se Perndia mund edhe nga këta gurë të krejë djelm t’Avraamit.
10Ja edhe sopata afër rrëzës’ së lisavet është; çdo lis që z’bën pemmë të mirë, pritetë, e vihetë mbë zjar.
11Unë pagëzoj juvet me ujë, që të metanoisni, po ai që vjen pas meje është më i fortë nga meje, atij nukë jam i zoti t’i mbaj këpucëtë. Ai do t’u pagëzojë juvet me Shpirt të Shënjtëruarë edhe me zjar.
12Ai ka ndë dorë të tij lopatënë, e do të qërojë lëmën’ e tij, e do të vërë nd’ambar grurët’ e tij, e kashtënë do ta djegë me zjar të pashuarë.
13Ahiere erdhi edhe Iisui nga Galilea ndë Iordhan nde Ioanni, të pagëzonej prej tij.
14Po Ioanni e mbodhis atë e i thoshte: Unë kam shtrëngim të pagëzonem prej teje, e ti vjen tek meje?
15Edhe Iisui u përgjeq e i tha atij: Le ato ndashti, se ashtu ësht’ e udhësë ndë nevet, të bëjëmë gjithë qedhiosinë. Ahiere e la atë.
16E si u pagëzua Iisui, dolli atë çast nga ujëtë, e ja e ju hapnë Qielltë, e pa shpirtin’ e Perndisë, që zbriti posi pëllumbë e erdhi mbë atë.
17E ja zë nga Qielltë që thosh: Kij është i biri im i dashuri, që mbë të prëhem.
موجودہ انتخاب:
Mattheo 3: ALTMK27
سرخی
شئیر
کاپی
کیا آپ جاہتے ہیں کہ آپ کی سرکیاں آپ کی devices پر محفوظ ہوں؟ Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.