Mattheo 13
13
Krie e trembëdhjetëtë
1Mb’atë ditë ahiere, dolli Iisui nga shtëpia e ndënji pranë detit.
2E u mbëjuadhë shumë botë pranë sij, kaqë që ai hiri ndë një varkë të rrij, e gjithë bota qëndruanë mbanë detit.
3E u foli ature shumë me paravolira, e u tha: Ja, që dolli ai që mbiell të mbjellë.
4E tek mbillëte ai, ca farë ra mbanë udhësë, e erdhë zogjt’ e e hangrë.
5E tjatër ra mbi vënd që qenë gurë, atje që s’qe shumë bajtë, e atë çast biu, sepse nukë qe dheu i thellë.
6E poqë dolli (leu) Dielli u dogj, e sepse nukë kish rrënjë u tha.
7E tjatër ra mbë gjëmba, e si u rritnë gjëmbatë, e mbitnë atë.
8E tjatër ra mbi dhe të mirë, e ipte fara pjesë, një njëqind, e një gjashtëdhjetë, e një tridhjetë.
9Kush ka veshë për të digjuarë, le të digjojë.
10E ju qasnë mathitit’, e i thanë atij: Pse me paravolira u flet ature?
11Edhe ai u përgjegj, e u tha ature, se juvet u është dhënë të njihni të fshehurat’ e mbretërisë Qiellvet, e nd’ata nuk’ është dhënë.
12Sepse kush ka, nde ai do t’ipetë, edhe do të tepëronetë, e kush nukë ka, edhe ajo që ka do të mirretë prej si.
13Pra andaj me paravolira flas nd’ata, se ndonëqë shohënë, nukë shohënë, e ndonëse digjojënë, nukë digjojënë edhe nukë kupëtojënë.
14E paguhetë mb’ata profitia e Isaiut, që thotë: Me veshë do të ndieni, e do të mos digjoni, edhe me si do të shihni, e do të mos shihni.
15Sepse u ntrash zëmëra e këtit llaoit, e me veshë digjuanë rëndë, e sit’ e ture i mbuluanë, të mos shohënë ndonjëherë me si, e të mos digjojënë me zëmërë, e të kthenenë, e u t’i shëroj ata.
16E juvet lum sitë tuaj, sepse shohënë, edhe veshëtë tuaj sepse digjojënë.
17Se me të vërteta u thom juvet, që shumë profitër edhe të drejtë dëshëruanë të shihnë këto që shihni juvet, e nuk’ i panë, e të digjoijnë këto që digjoni juvet, e nuk’ i digjuanë.
18Juvet dha digjoni paravolin’ e mbjellësit (bujkut).
19Te cilido që digjon fjalën’ e mbretërisë, e nuk’ e vë ndë mënd, vjen djalli, e rrëmben atë që u mbuall ndë zëmërë të tij, këjo ësht’ ajo që u mbuall mbanë udhësë.
20E ajo që u mbuall mbë gurë, ësht’ ai që digjon fjalënë e e merr shpejt me gëzim.
21E nukë ka rrënjë ndë vetëhe, po është për pak kohë, e si të bënetë ndonjë shtrëngim a të ndjekurë për fjalë, atëherë skandhalisetë.
22E ajo farë që u mbuall mbi gjëmba, këjo është ai që digjon fjalënë, po silloitë e kësaj jetet, edhe gënjeshtra e gjërit, e mbitjënë fjalënë, e bënet’ e pavëjierë.
23E ajo që u mbuall ndë dhe të mirë, ësht’ ai që digjon fjalënë, edhe e vënë ndë mënd; atij dha i prokops fara, e bën një njëqind, e një gjashtëdhjetë, e një tridhjetë.
24Tjatër paravoli u vu përpara ture, e u tha: Mbretëria e Qiellvet gjan me një njeri që mbill farë të mirë mb’arë të tij.
25E kohënë që flijnë njerëzit’ e tij, erdhi hazmi tij, e mbolli egjëra ndëpërmes të grurit, e iku.
26E kur biu bari, e bëri farë, ahiere u duknë edhe egjëratë.
27E si u qasnë kopijtë te zoti shtëpisë, i than’ atij: Zot, nukë mbolle farë të mirë nd’ara të tua? Nga vallë jan’ ato egjëra?
28Edhe ai u tha ature: Hazm njeri e bëri këtë. Edhe kopijt’ i thanë atij: Do dha të vemi, t’i mbëjedhëmë ato?
29Edhe ai u tha: Jo, se mos tuke përmbëjedhurë egjëratë, shkulni edhe grurëtë me to bashkë.
30Liri të rritenë të dia bashkë, ngjera ndë të korrë, e ndë kohë të së korrit, do t’u thom korrëset: Mbëjidhni më përpara egjëratë, e lidhni dorazë për të djegurë ato, e grurëtë mbëjidhnie mbë ambarë të mia.
31Tjatër paravoli u vu përpara ature e u tha: Mbretëria e Qiellvet gjan me koqe të sinapit, që e merr njeriu, e e mbjell ndë arë të tij.
32Ajo është m’e vogëlë nga gjithë farëtë, ma kur të rritetë është m’i madh nga gjithë lakëratë, e bënetë lis, kaqë që të vijënë zogjt’ e Qiellit, e të rrinë ndë dega të tij.
33Tjatër paravoli u tha ature: Mbretëria e Qiellvet gjan me brumë, që si e merr gruaja e fsheh brënda ndë tre qilla miell, ngjera sa të mbruhetë gjithë.
34Gjithë këto i thosh Iisui ndë botë me paravolira, e pa paravolira s’u foli ature.
35Që të paguhej ajo që u tha nga Profiti, që thotë: Do të hap gojënë time me paravolira, e do të nxjer ato që qenë fshehurë që përpara jetësë.
36Ahiere la botënë Iisui, e vate ndë shtëpi, e vanë edhe mathitit e tij pas si, e i thanë: Thuajna nevet paravolin’ e egjëravet s’arësë.
37Edhe ai u përgjegj, e u tha ature: Ai që mbolli farën’ e mirë, është i biri i njeriut.
38Edhe ara është këjo jetë, e far’ e mirë, janë të bijt’ e mbretërisë, e egjëratë janë të bijtë e së paudhit.
39E hazmi që mbolli ato është djalli, e të korrëtë është të sosurit’ e jetësë, e korrësitë janë Ëngjejtë.
40E sikundrë mbëjidhenë egjëratë, e vihenë ndë zjar, e digjenë, ashtu do të jetë ndë të sosurë të kësaj jetet.
41Do të dërgojë i biri i njeriut Ëngjëjit’ e tij, e do të mbëjedhënë nga mbretëri e tij gjithë skandhaletë, edhe ata që bëjënë paranominë.
42E do t’i vën’ ata ndë furrë të zjarit. Atje do të jetë të qarëtë, edhe të dredhurit’ e dhëmbëvet.
43Ahiere të drejtëtë do të llampsinë posi dielli ndë mbretëri të jatit së ture. Ai që ka veshë për të digjuarë, le të digjojë.
44Pameta mbretëria e Qiellvet gjan me një hazine të fshehurë nd’arë, që si e gjen njeriu, e fsheh, e nga gëzimi i tij vete, e sa ka i shet të gjitha, e blen atë arë.
45Pameta mbretëria e Qiellvet gjan me një njeri bazërgjan që kërkon margaritare të mira.
46E si gjeti një margaritar shumë të vëjierë, vate e shiti gjithë sa kish, e e bleu atë.
47Pameta mbretëria e Qiellvet gjan me një rrjet, që e vënë ndë det e përmbëjedh çdofarë gjërit.
48Atë kur mbushetë, e nxjerënë mb’anë të detit, e rrinë e nxjerënë të miratë nd’enëra, e të ligatë i shtienë jashtë.
49Kështu do të jetë ndë të sosurë të jetësë. Do të dalënë Ëngjejtë, e do të ndajënë të këqinjtë nga mes i së drejtëvet.
50E do t’i vënë ata ndë furrë të zjarit. Atje do të jetë të qarëtë, edhe të dredhurit’ e dhëmbëvet.
51U thot’ ature Iisui: I kupëtuatë gjithë këto? Edhe ata i than’ atij: I kupëtuam, o Zot.
52Edhe ai u tha ature: Pra andaj çdo grammatiko që u mpsua ndë mbretëri të Qiellvet, ai gjan me një zot shtëpiet, që nxjer nga hazine e tij të ra, edhe të vjetëra.
53E u bë kur sosi Iisui këto paravolira, u ngre ateje.
54E si erdhi ndë patridhë të tij, i dhidhaks ata ndë Sinagoj të ture, saqë çuditeshin’ ata, e thoshnë: Nga u gjëndnë nde kij kaqë sofia, edhe kaqë fuqira?
55Nuk’ është kij i biri mjeshtrit, nukë quhetë mëm’ e tij Mariam, edhe vëllazërit’ e tij Iakovo edhe Iosi, edhe Simon, edhe Iudhë?
56E motrat’ e tij nukë janë të gjitha ndë nevet? Nga u gjëndnë vallë gjithë këto te kij?
57E skandhaliseshinë mbë të. Edhe Iisui u tha ature: Nuk’ është Profit i panderçurë, përveçme ndë vënd të tij, edhe ndë shtëpi të tij.
58E nukë bëri atje thavmaturgjira (nishane) shumë, për pabesllëkn’ e ture.
Àwon tá yàn lọ́wọ́lọ́wọ́ báyìí:
Mattheo 13: ALTMK27
Ìsàmì-sí
Pín
Daako
Ṣé o fẹ́ fi àwọn ohun pàtàkì pamọ́ sórí gbogbo àwọn ẹ̀rọ rẹ? Wọlé pẹ̀lú àkántì tuntun tàbí wọlé pẹ̀lú àkántì tí tẹ́lẹ̀
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.