Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Investimi yt më i mirë!Shembull

Investimi yt më i mirë!

DITA 2 NGA 5

“Një vështrim i përgjithshëm i Biblës”

Bibla është plot me parime të përjetshme, udhëzime të qarta dhe shembuj përkatës, për të jetuar si të krishterë një jetë të ekuilibruar, të përmbushur e të bekuar. Në fakt, Fjala e Perëndisë kurrë nuk është bërë dhe as nuk do të bëhet e parëndësishme, pavarësisht ndryshimit të kohëve dhe stinëve dhe është e disponueshme për të na përgatitur dhe pajisur të përmbushim qëllimin e Perëndisë për jetët tona.

“I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.” 2 Timoteut 3:16-17

Bibla mund të mendohet si një shprehje intime e shkruar nga Perëndia dhe gjithçka që Ai përfaqëson për njerëzimin. Më poshtë janë disa pika që përcaktojnë atë që nënkupton kjo:

1 - Bibla është shprehja e prekshme e dashurisë së Perëndisë. Ajo flet për tiparet dhe karakterin e Tij, urdhrat dhe komunikimin e Tij dhe së fundi, për shprehjen e plotë të dashurisë së Tij për çdo person që ka jetuar.

2 - Bibla është e frymëzuar nga Perëndia. Megjithëse 66 librat e Biblës u shkruan fizikisht nga shumë autorë, secili prej tyre u frymëzua drejtpërdrejt nga Perëndia për të shkruar me anën e Frymës së Shenjtë.

3 - Bibla është autoriteti i Perëndisë për jetët tona. Së fundmi, meqënëse Bibla është “letra” e Perëndisë drejtuar njerëzimit dhe meqenëse shkrimet e përfshira aty janë të frymëzuara nga Perëndia, Fjala e Tij mbart të njëjtin autoritet mbi jetën tonë si Vetë Perëndia.

Fjala e Perëndisë është një nga themelet më të rëndësishme të rritjes dhe pjekurisë sonë frymërore në Perëndinë. Që t’i lejojmë farat e Fjalës së Perëndisë të lulëzojnë plotësisht në jetët tona, duhet t'i mbjellim ato fara duke e lexuar atë, duke zhvilluar të kuptuarit tonë për të dhe më pas duke e zbatuar në jetën tonë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Investimi yt më i mirë!

Marrja e një të ardhure të bekuar dhe me bollëk fillon me kryerjen e investimit të duhur. Nëse je i krishterë i ri, s’ka investim më të madh në besimin tënd, sesa marrja rregullisht e Fjalës së Perëndisë. Fillo këtu që të mund të lexosh, kuptosh dhe zbatosh çdo ditë në mënyrë efektive.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Twenty20 Faith, Inc. për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.twenty20faith.org/devotion1?lang=sq

Plane të ngjashme