Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Investimi yt më i mirë!Shembull

Investimi yt më i mirë!

DITA 5 NGA 5

“Zbato çdo ditë parimet e Perëndisë”

“Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.” Psalmi 119:105

Fjala e Perëndisë për të krishterët jep fuqi ndriçuese në atë që ndonjëherë mund të jetë një botë e errët. Nëse jemi të hapur ndaj të vërtetave të Fjalës së Perëndisë dhe e lejojmë të depërtojë thellë në jetën tonë, atëherë ajo do të bëhet burimi i dritës. Jezusi e përshkruan këtë në një shëmbëlltyrë që gjendet te Mateu:

“Dhe ai u paraqiti shumë gjëra në shëmbëlltyrë, duke thënë: “Ja, një mbjellës doli për të mbjellë. Ndërsa po mbillte, një pjesë e farës ra përgjatë rrugës; dhe zogjtë erdhën dhe e hëngrën. Një pjesë tjetër ra në gurishte, ku nuk kishte shumë tokë, dhe mbiu shpejt sepse terreni nuk ishte i thellë; por kur doli dielli u fishk dhe u tha sepse s’kishte rrënjë. Një pjesë tjetër ra midis ferrave dhe ferrat u rritën dhe ia zunë frymën. Një tjetër ra në tokë të mirë dhe dha fryt duke dhënë njëra njëqindfish, tjetra gjashtëdhjetëfish dhe tjetra tridhjetëfish.” Mateu 13:3-8

Fara në histori përfaqëson Biblën dhe situatat e ndryshme të tokës përfaqësojnë gatishmërinë dhe dëshirën tonë për ta pranuar Fjalën e Perëndisë. Vini re se jo e gjithë fara e mbjellë nga bujku dha rezultatin që ai donte; atë e dha vetëm fara që u mboll në tokë të mirë. Lexo shpjegimin e historisë nga Jezusi te Mateu 13:18-23. Kultivimi i “tokës së mirë” në jetën tonë do të thotë të lejojmë Fjalën e Perëndisë të depërtojë mendimet dhe të ndikojë motivet dhe qëndrimet e zemrës sonë.

“Sepse fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese, më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe dhe depërton deri në ndarjen e shpirtit dhe të frymës, të nyjeve dhe të palcave, dhe është në gjendje të gjykojë mendimet dhe dëshirat e zemrës.” Hebrenjve 4:12

Po ashtu, gatishmëria jonë për të vepruar sipas Fjalës së Perëndisë është thelbësore për ta zbatuar atë në mënyrë produktive:

“Dhe bëhuni bërës të fjalës dhe jo vetëm dëgjues, që gënjejnë vetveten.” Jakobi 1:22

Ne mund të shqyrtojmë në mënyrë të efektshme qëndrimet dhe motivet tona, për vendimet që marrim çdo ditë, duke e lejuar Fjalën e Perëndisë të depërtojë në mendimet tona dhe të formësojë ndërgjegjen tonë. Kur veprojmë kështu, Fjala e Tij bëhet udhëzuesi më i dobishëm i jetës.

“Ndërsa ai që do të shikojë me vemendje ligjin e përsosur, i cili është ligji i lirisë, dhe ngulmon në të, duke mos qenë një dëgjues harraq, por një bërës i veprës, ai do të jetë i lumtur në veprimtarinë e vet.” Jakobi 1:25

Inkurajohu të mbjellësh farat e Fjalës së Perëndisë në jetën tënde duke e lexuar, e kuptuar dhe zbatuar atë çdo ditë. Të pret një korrje e bollshme bekimi!

Dita 4

Rreth këtij plani

Investimi yt më i mirë!

Marrja e një të ardhure të bekuar dhe me bollëk fillon me kryerjen e investimit të duhur. Nëse je i krishterë i ri, s’ka investim më të madh në besimin tënd, sesa marrja rregullisht e Fjalës së Perëndisë. Fillo këtu që të mund të lexosh, kuptosh dhe zbatosh çdo ditë në mënyrë efektive.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Twenty20 Faith, Inc. për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.twenty20faith.org/devotion1?lang=sq

Plane të ngjashme