Ura për te MarkuShembull
Rregulla dhe sërish rregulla
Jezusi dhe dishepujt e Tij po përgjoheshin hap pas hapi në gjërat që bënin. Sa të gëzuar ishin skribët, kur më në fund, gjetën disa nga dishepujt në aktin e “mëkatit”! Por Zoti Jezus dhe dishepujt e Tij nuk mëkatuan duke mos i larë duart e tyre në mënyrë të vazhdueshme. Natyrisht, është gjithmonë një gjë e mirë të lahen duart përpara çdo vakti, përndryshe mund të sëmureni. Sidoqoftë, këta judenj kishin një arsye tjetër për larjen: ata mendonin që duart e pastra dhe enët e lara do të bënin që ata të dukeshin më të mirë në sytë e Perëndisë.
Pse drejtuesit fetarë i vendosnin të gjitha këto rregulla e norma, të cilat nuk ishin dhënë asnjëherë nga Perëndia? Sepse ata nuk e kuptuan se Kush ishte Perëndia me të vërtetë. Ata menduan që Perëndia ishte vetëm i shenjtë. Ai është i shenjtë, por është edhe i hirshëm. Ata nuk e kuptonin fjalën “hir”. Ata menduan që Perëndia do të pranonte vetëm njerëzit e mirë, të cilët u bindeshin rregullave dhe normave të caktuara. Ata u përpoqën ta fitonin dashurinë e Tij duke jetuar një jetë shumë të rregullt.
Perëndia na ka dhënë Dhjetë Urdhërimet e Tij, urdhërime të cilat janë të mira, të domosdoshme dhe të urta. Ai është një Perëndi i dashur dhe dëshiron të na mbrojë nga mëkati. Por, njëkohësisht, Ai e përdor ligjin për të na treguar që ne jemi mëkatarë. Ligji shpesh është quajtur “pasqyra”, sepse tregon që jemi fajtorë për thyerjen e të gjitha urdhërimeve të Perëndisë. Farisenjtë mendonin që Perëndia e dha ligjin e Tij për të na treguar se si të fitojmë favorin dhe dashurinë e Tij. Ndaj, ata mendonin, sa më mirë që t’u bindemi ligjeve, aq më shumë do të na dojë Perëndia.
A është e mundur që të pastroni fytyrën nëse ju mungoj uji, dhe e vemja gjë që keni është një rrobë e pistë dhe duar të papastra? A mund të fitosh dashurinë e Perëndisë duke u treguar të mirë, ndërkohë që jeni të ligj dhe çdo gjë që bëni është e ligë? Përgjigjja për të dy pyetjet është “Jo!”. Atëherë, si mund të bëhem i pastër përpara Perëndisë? Kjo është e mundur vetëm përmes Zotit Jezu Krisht. Perëndia ka dërguar Birin e Tij, Jezu Krishtin, në këtë botë që t’i pastrojë mëkatarët dhe t’i bëjë të pranueshëm përpara Vetes.
Perëndia nuk kërkon që, përpara se të vijmë te Zoti Jezus, të jemi të pastër. Ai nuk i shpëton mëkatarët – sepse janë të mirë dhe të bindur, i shpëton, sepse Ai është i mëshirshëm dhe i hirshëm. Me ta kuptuar këtë gjë, do të bëjmë më të mirën që mundemi për t’i zbatuar ligjet e Perëndisë, në mënyrë që t’i tregojmë se sa falënderues jemi.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al