Ura për te MarkuShembull
Çfarë është më mirë?
Veprimet dhe zgjedhjet që bëjmë në jetë kanë pasoja serioze. Zoti po mëson që pasojat e mëkateve tona do të bien mbi ne në një mënyrë të tmerrshme. Ferri është një vend ku mëkatarët do të jenë duke vuajtur përgjithmonë, pikërisht për shkak të zgjedhjeve të tyre. Keqardhja e tyre në lidhje me atë që kanë bërë, nuk do të ketë kurrë mbarim; do të jetë si një krimb që do t’ua brejë trupin nga brenda përjetësisht. Duhet të mendojmë më shumë për këtë gjë. Sa marrëzi është të jetojmë vetëm për kënaqësitë e sotme të mëkatit – veçanërisht kënaqësitë që më vonë do të na bëjnë të ndihemi të hidhur dhe të kemi dhimbje!
Prandaj, Jezusi e përdori shembullin radikal të prerjes së dorës apo të këmbës, ose nxjerrjes së syrit, nëse këto gjymtyrë të shtyjnë të mëkatosh. Këta shembuj përdoren si një mësim, që ne duhet të heqim e të shkëpusim nga jeta jonë çdo gjë që po na çon në mëkat. Mbase jeni duke lexuar një libër që është plot me tensione të papritura, e njëkohësisht nuk është i perëndishëm. Mund të jetë e vështirë që të shkëputesh prej tij, por duhet ta bëni. Ose, mund të keni ndonjë mik të mirë që po ju sugjeron që të përfshiheni në veprimtari mëkatare. Zoti dëshiron që ju të largoheni prej kësaj miqësie në mënyrë të menjëhershme, sepse përndryshe mund të vuani përgjithmonë për ato mëkate. Mund të jetë diçka që ju duket argëtuese apo edhe emocionuese, por Zoti ju paralajmëron me dashuri që të largoheni menjëherë prej saj.
Prerja e një gjymtyre, e një dore apo e një këmbe shkakton dhimbje të tmerrshme. Por përmes kësaj simbolike, Zoti Jezus dëshiron që të mendojmë mirë se çfarë do të ishte më e tmerrshme: të kemi dhimbje që zgjat vetëm për pak kohë, apo të gjendemi në dhimbje që nuk do të përfundojnë kurrë (si ferri)? Çfarë zgjedhjeje do të bësh?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al