Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 62 NGA 99

Jo humbje, por fitore

Kur Perëndia na shpëton, ne nuk humbasin, por fitojmë! Djaloshi i ri te pasazhi i fundit mendoi që ishte detyrë tepër e rëndë të hiqte dorë nga zotërimet e tij. Nuk e kuptoi që të gjitha gjërat tokësore që i përkisnin nuk do t’i merrte me vete kur të vdiste. Atëherë, jo vetëm që do të ishte pa ato gjëra, por do të ishte edhe pa Perëndinë dhe familjen e Perëndisë.

Pjesë e ndjekjes së Jezusit është edhe sakrifica. Zoti e quan “përndjekje”. Nganjëherë përndjekja vjen nga ata që janë të dashur për ne. Prindërit dhe miqtë mund t’ju vënë në lojë vetëm sepse bëni vullnetin e Zotit. Por, në vend që të mendojnë për “humbjen”, Zoti i inkurajon dishepujt e Tij të mendojnë për “fitimin”. Nuk ka ndodhur asnjëherë që dikush të ketë dhënë diçka nga dashuria për Zotin, të cilit Perëndia nuk ia ktheu shumëfish. Ata që janë refuzuar nga familjet e tyre, gjejnë një familje frymërore mes besimtarëve në tokë; shpesh besimtarë të tjerë luten për ta, edhe pse ata mund të mos takohen kurrë me njëri-tjetrin në tokë. Zoti u siguron të krishterëve që përndiqen çdo gjë që u duhet për të jetuar. Atëherë, kur ata të shkojnë në qiell, çfarë familjeje dhe gëzimi qiellor do të gjejnë në shtëpinë e Atit të tyre!

Por, mes jush, Perëndisë dhe të ardhmes së lavdishme të popullit të Tij, qëndrojnë barriera shumë të mëdha. Një prej tyre është dashuria jonë për idhujt tanë. Ne mund të kemi idhuj të ndryshëm. Idhujt e disave, si edhe të të riut pasanik, janë pasuritë dhe zotërimet tokësore; të tjerët kanë idhull nderin, të tjerët argëtimin dhe kënaqësitë. Idhujt tanë na mbajnë larg njohjes dhe përjetimit të gëzimit të Perëndisë! Ato mund të na japin kënaqësi për pak kohë, por nuk është jetëgjatë. Për ta shmangur këtë, Perëndia na urdhëron t’i besojmë dhe të mos i shërbejmë asnjë perëndie tjetër, vetëm Atij! Fatkeqësisht, pikërisht këtë refuzoi i riu pasanik.

Shkrimet e Shenjta

Dita 61Dita 63

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al