Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 65 NGA 99

Madhështia e vërtetë

Përpjekja për të qenë i pari dhe më i miri është një mëkat. Kudo rreth nesh, njerëzit përpiqen shumë që të jenë më të rëndësishmit dhe të suksesshmit. Por, përpara se t’i hedhim sytë te njerëzit e tjerë duhet të pyesim veten. Po ne, a jemi të tillë? Kur mamaja juaj vjen me një pjatë me ëmbëlsira, a ju shkojnë sytë menjëherë te më e madhja? A nxitoni të zini rreshtin e parë në shkollë? Ose, kur jeni duke luajtur futboll, a përpiqeni ta mbani topin që të shënoni ju gjithmonë? Lista vazhdon. Ashtu si Jakobi dhe Gjoni, edhe ne shpesh dëshirojmë të arrijmë të kemi më të mirën dhe gjërat më të rëndësishme për vete.

Prandaj, mësimi i Zotit Jezus është shumë i rëndësishëm. Ai na thotë që njerëz vërtet të mëdhenj janë ata që janë të gatshëm të jenë të fundit. Jezusi dëshiron që njerëzit në Mbretërinë e Tij të bëjnë të kundërtën e asaj që bën bota. Shembulli më i mirë është Vetë Zoti Jezus. Ai erdhi nga Perëndia dhe është Perëndi. Megjithatë, Ai ishte i gatshëm të bëhej shërbëtor. Ai i shërbeu Atit të Tij dhe popullit të Tij. Vepra e Tij më e madhe e shërbimit ishte kur vdiq në kryq për Kishën e Tij. Sa i madh është Ai!

Sa ndryshe do të dukeshin shtëpitë tona nëse ne të gjithë do të ishim të mëdhenj sipas mënyrës së mësuar prej Zotit Jezus! Në vend që të krenoheshim dhe të përpiqeshim t’i përulnim të tjerët, do të kujdeseshim për ta dhe do të nxirrnim në pah gjërat e tyre më të mira. Në vend që baballarët të përdornin autoritetin për t’u imponuar të tjerëve shërbimin, ata do të ishin duke u shërbyer gruas dhe fëmijëve e tyre – madje do të ishin të gatshëm të bënin punët që askush nuk do të donte t’i bënte! Vëllezërit dhe motrat do t’i ndanin gjërat së bashku me dashuri dhe nuk do të kishte debate se kush do të zinte vendin e parë!

E ndieni “pickimin” në fjalët e Jezusit. Duhet të jemi më të parëndësishmit. Nuk na pëlqen t’u shërbejmë të tjerëve. Do të parapëlqenim që të ishin të tjerët që të bënin gjëra për ne.

Së fundi, çfarë Shpëtimtari i mrekullueshëm është Zoti Jezus! Ne duhet t’i shërbejmë Atij, e megjithatë Ai është i gatshëm të na shërbejë ne. Ka shumë inkurajim në mësimin e Tij. Patjetër, ne të gjithë duhet t’i shërbejmë Atij, por për shkak të zemrave tona të rëna (në mëkat) ne nuk e bëjmë. Nuk mundemi! Por mund t’i kërkojmë Atij që të na shërbejë ne, në mënyrë që ne të mund t’i shërbejmë Atij! Le t’i kërkojmë Perëndisë që hiri i Tij të na ndryshojë. Ai, i Cili ishte i gatshëm të jepte jetën e Tij si sakrificë për mëkatin, është ende i njëjti, edhe sot!

Shkrimet e Shenjta

Dita 64Dita 66

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al