Ura për te MarkuShembull
Dukja ka rëndësi
Një ditë më parë Zoti Jezus kishte ecur qetësisht në Jerusalem, i ulur mbi një gomar. Ai kishte qenë duke i parë njerëzit dhe gjërat që po ndodhnin – veçanërisht në tempull. Ajo që pa nuk e kënaqi fare dhe kjo i shkaktoi zemërim. Ai nuk u zemërua asnjëherë kur njerëzit e lëndonin ose e ofendonin Atë, por kur ata e ofenduan Atin e Tij qiellor, Ai reagoi me zemërim. Zemërimi i Tij ishte gjithmonë i pamëkatë. Dhe në zemërim Zoti nuk e humbi kurrë kontrollin. Ky quhet “zemërim i shenjtë” ose “zemërim i drejtë”.
Në këtë histori lexojmë se si Ai u zemërua me mënyrën se si njerëzit e trajtonin tempullin. Ishte shtëpia e Atit të Tij. Ata e kishin kthyer në një shesh pazari të zhurmshëm. Disa njerëz po përfitonin shumë para duke shitur kafshë për sakrifica. Ata vinin çmime shumë të shtrenjta; prandaj, Jezusi i quajti “hajdutë”. Të tjerët, thjesht e përdornin oborrin e tempullit si të ishte një rrugë e shkurtër kalimi. Ata po tregonin mungesë të madhe respekti ndaj Perëndisë, duke e keqpërdorur ndërtesën dhe tokën që i ishte kushtuar adhurimit të Tij.
Mbase tani mund të kuptoni se si ata njerëz ishin si fiku pa fruta që Jezusi mallkoi. Ashtu si pema vetëm me gjethe, ashtu edhe adhurimi i tyre për Perëndinë në tempull ishte një shfaqje boshe. Kur Jezusi po shikonte drejt pemës, Ai po kërkonte fruta në të. Ai po kërkon fryt edhe te ne.
A shkoni në kishë? Si veproni kur jeni atje? A e kuptoni që jeni në praninë e Perëndisë? Ai është i shenjtë. A e tregoni këtë gjë me mënyrën se si silleni? Perëndia po flet përmes Fjalës dhe shërbëtorëve të Tij. A jeni të vëmendshëm kur Perëndia flet, apo mendja juaj fluturon në dhjetra gjëra të tjera? Kur pastori lutet, a luteni bashkë me të, apo ëndërroni ndërsa e dëgjoni?
Ne e çnderojmë dhe e zemërojmë Zotin kur e adhurojmë vetëm përmes një shfaqjeje boshe. Gjatë javës, lutu që Perëndia t’ju pastrojë dhe t’ju përgatisë zemrën për adhurim të vërtetë në ditën e diel. Ashtu si Ai i përzuri dhe i largoi blerësit dhe shitësit në tempullin e Tij, edhe ju kërkojini të përzërë e të largojë prej jush çdo gjë që ju tërheq vëmendjen.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al