Ura për te MarkuShembull

Zoti i rebelëve
Ne të gjithë jemi rebelë ndaj Perëndisë në gjendjen tonë të rënë (në mëkat). Vreshtarët, ose kujdestarët e vreshtit, janë një pasqyrim i qartë i asaj që secili prej nesh ka në zemrën e vet kundër Krijuesit.
Por vini re veprimet e mrekullueshme të pronarit të vreshtit! Ai dërgoi njerëz të tjerë tek ata burra të ligj, të cilët kishin ngritur krye kundër tij. Perëndia është si ky pronar. Sa herë ka dërguar Ai mësues dhe predikues në jetën tuaj? Ata ju kujtojnë se cili është detyrimi që keni ndaj Tij. Perëndia ju thërret që t’i sillni fryt Atij. Çfarë frytesh është duke kërkuar Perëndia? Ai është duke kërkuar këto fryte: dashuri ndaj Tij mbi të gjitha; bindje ndaj vullnetit të Tij duke u shërbyer të tjerëve; pendesë për mëkatin tonë; dhe besim në Birin e Tij, Jezu Krishtin.
Shpesh nuk na pëlqen të dëgjojmë që Perëndia kërkon fryt. Kjo gjë mund të na bëjë të mos ndihemi mirë, sepse e dimë që nuk kemi jetuar siç duhet. Prandaj veprojmë si ata kujdestarët e vreshtit. Është e lehtë ta shpërfillësh thirrjen e Perëndisë dhe të vazhdosh jetën në të njëjtin stil si më parë.
Perëndia është i durueshëm – i ngadalshëm në zemërim – dhe dërgon një mesazh tjetër ose një shërbëtor tjetër. A mahniteni ndonjëherë kur ulemi në kishë të dielën, që sërish, Perëndia qëndron përpara jush, duke ju kërkuar zemrën tuaj? Cili Zot do të ishte kaq i mirë dhe i durueshëm me ata që kanë rebeluar kundër Tij?
Në fund, ata punëtorë të vreshtit e vranë të birin e të zotit të vreshtit. Përmes kësaj shëmëbëlltyre, Jezusi përshkroi atë që drejtuesit e Izraelit do të bënin – do ta refuzonin dhe ta vrisnin Atë. Ndërtuesit që Jezusi përmendi nga Shkrimi bënë të njëjtën gjë – e refuzuan gurin që Perëndia zgjodhi të ishte guri i qoshes! Edhe pse Zoti Jezus do të refuzohej dhe do të vritej, Perëndia e lartësoi Atë që të jetë Mbreti i mbretërve dhe guri i qoshes së Kishës së Tij! A është hiri dhe shpëtimi i Zotit i mrekullueshëm edhe në sytë e tu?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al