Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 64 NGA 99

Mëkati dhe egoizmi

Të qenët i njohur sjell tundime të mëdha. As dishepujt e Zotit nuk ishin të lirë prej këtij tundimi. Ne të gjithë jemi krenarë. Ata dy dishepuj po mendonin vetëm për veten kur kërkuan dy vendet më të mira në Mbretëri. Duhet të ketë qenë e trishtueshme për Zotin Jezus teksa i shihte fytyrat e tyre plot zell. A nuk e kuptonin ata se para se të shkonte te froni i Tij në qiell Ai duhej të shkonte në kryq? Jo. Gjithçka që ata mendonin ishte të nderoheshin dhe të zinin vendin më të nderuar. Ata nuk e kishin idenë se çfarë po kalonte Mësuesi i tyre.

Sa lehtë mund të bëhemi edhe ne si ata! Mund të jemi aq të zënë duke u marrë me veten, sa t’i harrojmë të tjerët përreth. Zoti Jezus nuk i harroi kurrë nevojat e njerëzve rreth Tij. Kur ata vuanin, Ai vuante bashkë me ta. Ai bëri çdo gjë për t’i ndihmuar. Edhe ne duhet të tregojmë dashuri ndaj të tjerëve. Natyrisht, nuk mund t’i ndihmojmë të gjithë. Edhe pse jo gjithmonë mund ta lehtësojmë dhimbjen e njerëzve që ndihmojmë, mund të përpiqemi ta mbajmë barrën bashkë me ta. Mund t’ua bëjmë të ditur atë që po mendojmë për ta dhe që po vuajmë bashkë me ta. Kur shikoni dikë të cilin po e vënë në lojë, çfarë duhet të bëni? Çfarë do të kishte bërë Jezusi?

Jezusi mëson që nuk është e rëndësishme nëse na nderojnë apo jo. Gjëja më e rëndësishme është: të duam Perëndinë dhe të bëjmë vullnetin e Tij. Është vullneti i Tij që t’i duam të tjerët, duke bërë gjëra për ta, madje duke hequr dorë me gatishmëri nga rehatia jonë për t’i ndihmuar. A nuk bëri këtë Zoti Jezus? Ai hoqi dorë nga të gjitha rehatitë e qiellit për të vuajtur në tokë! Pse? Në mënyrë që të mund të çonte mëkatarë në qiell. Ai nuk mendoi për Veten e Tij! Sa i bukur është Shpëtimtari i mëkatarëve!

Shkrimet e Shenjta

Dita 63Dita 65

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al