Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 61 NGA 99

Idhujt e zemrës

Ky djalë i ri jetonte një jetë të mirë. Ai mbase bënte më të mirën për t’iu bindur Perëndisë në mënyrë të përsosur. Nëse do ta njihnit, mund t’ju kishte bërë përshtypje sikurse u kishte bërë përshtypje drejtuesve të kishës së tij. Luka na informon që ai ishte tashmë një drejtues (i ngjashëm me një dhjak në kishë) që në një moshë të re.

Por Jezusi shikoi më thellë, përtej pamjes së jashtme. Ai pa atë që ishte në zemrën e këtij djaloshi. Jezusi sheh gjithmonë aty. Ai sheh brendësinë, përtej fytyrës së pastër dhe të këndshme. Kur Zoti shikoi në zemrën e këtij djaloshi, Ai pa që ai po i shërbente vetëm një mbreti të keq – “Mbretit Ego”.

Kështu, si një doktor, Zoti Jezus bëri një të prerë të thellë në zemrën e këtij djaloshi të ri. Duke i kërkuar atij që të dorëzonte pasurinë e tij dhe të ndiqte Krishtin, ishte sikur t’i kërkonte një fëmije të vogël të hiqte dorë nga një kafshë e veçantë! Do ta lëndonte shumë! Mbase ai as nuk e kuptonte sa shumë e donte pasurinë e tij dhe të gjitha thesaret e tij tokësore. Por një kërkesë e Jezusit e bëri që të ndiente se sa i lidhur ishte me to! Në vend që të ndihej i trishtuar për mëkatin e tij, ai u largua i trishtuar që do t’i duhej të hiqte dorë nga pasuria e tij për t’i shërbyer Perëndisë!

Sa ndryshonte nga Moisiu ky i ri i pasur! Moisiu i pati të gjitha kënaqësitë tokësore me një kërcitje të gishtërinjve. Prapëseprapë, ai i mblodhi të gjitha dhe e kuptoi që përfundimi ishte “zero”; nuk vlenin asgjë për përjetësinë. Prandaj, Moisiu i la të gjitha thesaret e Egjiptit dhe ndoqi Zotin si thesarin e tij më të madh. Sa keq që ky djalë i ri nuk mendonte që Jezusi ishte i denjë për këtë sakrificë!

Sa vlen Perëndia për ju? Jezusi, gjithashtu, na vë edhe ne përpara një zgjedhjeje: Mbretin Jezus ose “Mbretin Ego”! “Mbreti Ego” mund të jetë pasuria jonë, kënaqësitë tona, karriera jonë, miqtë, apo edhe feja jonë. Të gjitha gjërat te të cilat mbështetemi për të gjetur rehatinë apo shpresën tonë bëhen mbreti të cilit i shërbejmë. Për çfarë jetoni? Cili është ngushëllimi juaj i vetëm në jetë dhe në vdekje? Nëse nuk është Zoti Jezus, mund të keni një soj mbreti për jetën, por jo për vdekjen!

Shkrimet e Shenjta

Dita 60Dita 62

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al