Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 59 NGA 99

Martesa është për tërë jetën

Ju mund të martoheni një ditë në të ardhmen. Kjo gjë do të jetë një nga veprimet dhe vendimet më të rëndësishme të jetës suaj. Martesa është për tërë jetën. Ja përse është tepër e rëndësishme të jemi të kujdesshëm përpara se ta marrim këtë vendim. Në ditët e sotme, njerëzit thjesht u japin fund martesave të tyre dhe fillojnë një tjetër. Pse? Disa thonë që nuk mund të merren më vesh me njëri-tjetrin. Të tjerët thonë që “kanë humbur dashurinë” ose kanë gjetur një person më interesant nga ai që kishin. Por, për Perëndinë, divorci nuk është i pranueshëm për asnjë nga këto arsye. Zoti e lejon divorcin vetëm kur betimi i martesës thyhet nga mëkati i tradhtisë bashkëshortore.

Një martesë e mirë sjell lumturi të madhe, dhe e kundërta, një martesë e keqe sjell shumë hidhërim. Shumë njerëz kanë keqardhje të thellë në lidhje me personin me të cilin janë martuar. Por, me t’u martuar, Zoti nuk dëshiron që martesa të përfundojë.

Ja pse nuk duhet t’i merrni vetëm këto vendime kaq të rëndësishme në lidhje me kë do të martoheni. Ndërsa jeni në rininë tuaj, filloni t’i kërkoni Zotit që t’ju drejtojë në të ardhmen te burri ose gruaja e duhur. Kërkoni këshillë dhe urtësi edhe prej prindërve tuaj. Nëse ata nuk mund t’ju ndihmojnë, kërkoni këshillë nga dhjakët apo pastori.

Shkrimet e Shenjta

Dita 58Dita 60

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al