Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 127 NGA 365

Të ecim afër me Perëndinë

Por, sa për mua, e mira është t'i afrohem Perëndisë; e kam bërë Zotin tim, Zotin, strehën time, për të treguar gjithë veprat e tua. - Psalmi 73:28

Çfarë bote e pakënaqshme është kjo, për t'i pasur të gjitha këtu! Sa e papërfillshme duket gjithçka që nuk është në një farë mënyre e lidhur me lavdinë e Perëndisë! Vështro gjithçka që mund të shikosh apo admirosh tani teksa janë kalimtare, dhe ti vetë teksa largohesh bashkë me to. Çdo orë - po, çdo moment - po na afron gjithnjë e më afër vendit të caktuar për të gjithë të gjallët. E megjithatë, sa pak e kuptojmë ashtu siç duhet. Prandaj Perëndia ynë i mirë dhe i hirshëm e sheh të domosdoshme të na sprovojë me ndonjë periudhë të dhimbshme për të na zgjuar nga gjumi letargjik dhe për të na nxitur për një ecje më të afërt me Të. Oh, le të inkurajohesh nga një i krishterë më i rritur në besim, që të ecësh më afër me Perëndinë. Rroke unitetin tënd me Jezusin. Jeto në Të dhe jeto për Të. Kalo më shumë kohë në bashkësi me Të. Ai nuk është larg teje. Ai është kudo rreth teje. Syri i Tij është gjithnjë mbi ty dhe veshi i Tij, veshi i Tij i dashur, është gjithnjë i hapur për të dëgjuar atë që ke për t'i thënë. Kush është ai/ajo që e njeh bekimin e intimitetit dhe bashkësisë me Jezusin dhe që më pas do ia dilte pa të?

Shpirti im gëzohet në Perëndinë Shpëtimtarin tim! Ai është me të vërtetë Prijësi i dhjetë mijëve dhe krejt i bukur. Lejo që veprimet e tua të kryhen në praninë e Tij dhe çdo gjë do të shkojë mirë. Asgjë nuk rritet aq fuqishëm sa besimi i ushtruar dhe kjo është një arsye pse Zoti ynë na sprovon kaq shpesh.

Mike shumë e dashur, miqësia jonë nuk duhet të mbarojë këtu, në këtë botë të mjerë. Ajo është e destinuar të vazhdojë dhe të rritet diku tjetër. Imagjino se çfarë është përgatitur për ne dhe lavdinë që do të zbulohet në ne. Shkëputu nga lavdia vezulluese e një bote të zbrazët, që nuk të përmbush. Nuk ia vlen asnjë qindarkë në krahasim me atë që na pret!

Ruth Bryan

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al