Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 2 NGA 365

Vlera e kohës

Koha është e shkurtër. - 1e Korintasve 7:29

Sa e vlefshme është koha për të krishterin! Perëndia na e ka dhënë atë minutë pas minuti, për të na treguar se sa e çmuar është ajo çfarë Ai na jep në këto pikëza të vogla. Sa shpejt ikën koha! Sa e shkurtër është jeta më e gjatë! E megjithatë na është dhënë kohë për t'u përgatitur për përjetësinë. Ashtu siç kalojmë kohën tonë, ashtu do të kalojmë edhe përjetësinë. Pyetja “Ku do ta kaloj përjetësinë?” duhet bërë në kohë. Kur të fillojë përjetësia, do të jetë shumë vonë.

Koha na është dhënë për t'i shërbyer Perëndisë. Na është dhënë që të pendohemi dhe t'i besojmë Ungjillit. Na është dhënë që të kryejmë detyrën që kemi në stacionin tonë. Na është dhënë që t'u bëjmë mirë të tjerëve. Sa shumë kohë është çuar dëm! Thashetheme boshe nga një shtëpi në tjetrën, më shumë vëmendje për veshjen sesa për zotësitë, lexime të kota, kaq shumë gjëra për të humbur kohën e çmuar!

Por ekziston një ide që unë do të doja që ti ta kishe, një mendim për të cilin kam besim se Fryma mund ta shkruajë në zemrat e gjithsecilës dhe lutem që Ai ta mbajë fort brenda tyre, sepse Satani dhe bota do të dëshironin të mendonim ndryshe. Ky është mendimi: koha na është dhënë që të përgatitemi për përjetësinë. Unë jam përgjegjëse përpara Perëndisë për përdorimin ose keqpërdorimin e kohës.

Le t'i lutemi Perëndisë që të na japë hir për ta kaluar kohën në shërbimin e Tij, që të bëjmë detyrën tonë në ditën dhe brezin tonë dhe të përgatitemi për jetën që do të vijë. Pastaj, kur koha të mbarojë, ne do të hyjmë në një përjetësi të lavdishme përmes Krishtit, Zotit tonë. Të pabesët dhe të shkujdesurit atëherë do të dëshirojnë, kur dëshirimet e tyre do të jenë të kota, që në të njëjtën mënyrë t'ia kishin kushtuar kohën e tyre Perëndisë. Çfarë do të jepnin mëkatarët për një ditë të shkurtër! Ah, atëherë, ji e mençur. Bëhu e mençur sa je në kohë. Shqyrto rrugët e tua dhe përgatitu për një jetë që nuk do të mbarojë kurrë!

Elizabeth Julia Hasell

Shkrimet e Shenjta

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al