Stinët e zemrësShembull

Besimi guximtar i një të Burgosuri
Ah, Zot, Zot! Ja, ti e sajove qiellin dhe tokën me fuqinë tënde të madhe dhe me krahun tënd të shtrirë. Nuk ka asgjë tepër të vështirë për ty. - Jeremia 32:17
Vështirësitë dhe sprovat e tua mund të mos jenë të krahasueshme ose të ngjashme me ato të Profetit që vajtonte, por ato janë shumë reale dhe në dukje të pakapërcyeshme për ty. Është fakt që, nga vetja jote, ti as nuk mund t'i kapërcesh dhe as nuk mund t'i durosh, prandaj dua të të kujtoj se dora e Zotit nuk është ngushtuar, se ajo që ishte e vërtetë për fuqinë e Tij në kohën e Jeremisë është po aq e vërtetë dhe sot, dhe çfarëdo vështirësish të tanishme që mund të mëshojnë drejt teje ose çfarëdo barre që mund të rëndojë mbi ty, ti - po po - ti, mund të shikosh me besim tek Ai dhe të thuash: “Nuk ka asgjë tepër të vështirë për Ty.”
Oh, sa paqe të bekuar që sjell një siguri e tillë! Unë nuk e di se cili mund të jetë hidhërimi ose vështirësia që po kalon, por e di se, cilado qoftë natyra e saj - mizore, e hidhur ose e pashpresë - ajo është si "asgjë" përpara Tij. Ai është në gjendje të të çlirojë po aq lehtësisht sa edhe e thërret Atë për ndihmë. Një shkrimtar i vjetër thotë: “Perëndia ynë kënaqet në atë që njerëzit i konsiderojnë ekstremitete. Ai pret për këto gjëra të jashtëzakonshme. Ai pret për kohë krizash. Dhe përse? Në mënyrë që në Të të kërkohet për mençuri, forcë dhe çlirim, dhe që, kur të vijë çlirimi, Ai të marrë gjithë lavdinë.”
Tani, mike e dashur, mendo për të gjitha gjërat e vështira që ke në jetën tënde - rrethana të zorshme, detyra të vështira, dhimbje të mëdha, sfida të dhimbshme, zhgënjime të hidhura, fjalë të ashpra, mendime të pakëndshme, zemrën tënde të ngurtë, një zemër të ngurtë të të tjerëve. Mblidhi të gjitha këto së bashku, dhe shumë më tepër se kaq, dhe grumbulloji njëra mbi tjetrën derisa të kesh një pirg të madh mundimesh. Perëndia yt ende pyet butësisht: "A ka ndonjë gjë tepër të vështirë për Mua?”
Susannah Spurgeon
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al