Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 8 NGA 365

Shkëmbi i besimit të përsosur

Por unë do të shikoj te Zoti, do të shpresoj te Perëndia i shpëtimit tim; Perëndia im do të më dëgjojë. - Mikea 7:7

Pikëllimet që të thyejnë zemrën janë shpesh paraprijëse të bekimeve të mëdha shpirtërore. Duhet të ndodhë një valë e rëndë mundimi që t'i shtyjë disa prej nesh lart e që më pas të na nxjerrë të thatë në bregun e sigurt dhe mbrojtës të besimit të plotë në Perëndinë. Ishte një njohje më hidhëruese me turpin dhe pikëllimin e tokës ajo që nxori nga profeti i Zotit lartësimin e Tij në këtë varg dhe ne shpesh duhet ta mësojmë bekimin e kthimit te Perëndia dhe besimin tek Ai nga një dhimbje e thellë e të zbuluarit se vetëm Ai është një Mik i besueshëm dhe i qëndrueshëm.

Eja, zemra ime: Perëndia të ka dhënë një mësim për të përsëritur që të ka mbajtur në tokë të sigurt në shumë kohë pikëllimi! Ta thuash këtë vazhdimisht do të të ndihmojë ta fusësh në zemër. Sepse nuk mund ta mbash mend shumë shpesh mirësinë e Zotit dhe çlirimet e shumta që Ai ka bërë për ty. Edhe pse e mavijosur dhe e lodhur nga vrazhdësia e rrugës, më në fund kam arritur në një strehë të sigurt dhe vend prehjeje ku mund të pres derisa Zoti im të më zbulojë Veten si Çliruesin tim.

Sa e bekuar jam që e di që Dikush kaq i fuqishëm si në dashuri ashtu edhe në fuqi, vëzhgon dhe drejton hapat e mi - që nuk është vetëm Perëndi, por Perëndia i shpëtimit tim! Ai ka një interes më të këndshëm dhe personal ndaj meje sesa engjëjt e qiellit, sepse unë jam ajo mrekulli e mrekullive: një mëkatare e shpëtuar përmes hirit, një shpirt i shpenguar Perëndisë me gjakun e Tij më të çmuar! Unë do ta pres Atë, me besim. Siç dikush ka thënë së fundmi, “Unë e di që Ai kujdeset për mua; por çfarë kujdesi i Tij mund të gjykojë më së miri për mua, këtë nuk e di ". Unë mund t'i lë të gjitha tek Ai dhe të pres shpalosjen e vullnetit dhe qëllimit të Tij në lidhje me mua.

Susannah Spurgeon

Shkrimet e Shenjta

Dita 7Dita 9

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al