Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 11 NGA 365

Gëzim i qëndrueshëm

Këto gjëra jua kam thënë që gëzimi im të qëndrojë në ju dhe gëzimi juaj të jetë i plotë. - Gjoni 15:11

Kushdo që ka njohur diçka nga gëzimi në Zotin ka pyetur: "Por a do të zgjasë?" Dhe përse kjo pyetje ka qenë kaq shpesh fillimi i mos zgjatjes së saj? Sepse, ose e kemi kërkuar nga vetja ose nga të tjerët, dhe vetëm jo nga Zoti. Përgjigjet e Tij për këtë pyetje që përsëritet vazhdimisht janë kaq të ndryshme nga ato përgjigjet finoke, drithëruese, trishtuese që japin shpesh bijtë e Tij. Ato janë absolute, të plota, të ripërtëritshme. Tek Ligji dhe dëshmia, o e krishtere e lumtur! Aty do të gjesh përgjigjen e vërtetë dhe të bollshme për trishtimin tënd në shkëlqimin e gëzimit. Për sa kohë që i beson fjalës së Zotit tënd në lidhje me të, aq kohë do të zgjasë. Pra, sapo të kërkosh këshilltarë të tjerë dhe t'i besosh fjalës së tyre, aq shpejt ai do të dështojë. Jezusi kujdeset për vështirësinë tënde në një mënyrë të veçantë. Ai ka siguruar kundër vështirësive, duke dhënë vetë arsyen që Ai foli në fjalët e hirshme të ligjërimit të Tij të fundit: "Që gëzimi im të qëndrojë në ju". A nuk është kjo pikërisht ajo që kishim frikë të shpresonim, ajo që dukej shumë e mirë për të qenë e vërtetë – që të mund të qëndronte? Dhe që të mos mendojmë se ky gëzim i qëndrueshëm nënkuptonte vetëm një masë të moderuar të këtij gëzimi, Ai shton, "dhe gëzimi juaj të jetë i plotë".

Asnjëherë në Fjalën e Tij nuk na është thënë ndonjë gjë që bie në kundërshtim ose që e shpjegon ndryshe këtë premtim të çmuar dhe të vazhdueshëm. Kur sugjerohet se nuk mund të pretendojmë të jemi gjithmonë të lumtur, mos harroni se është shkruar:, “Gëzohuni (jo ndonjëherë, por) gjithnjë në Zotin.” “Dhe në trishtim, gjithnjë duke u gëzuar.” Gëzimi i Zotit është forca jote. Ndoshta në atë fjalë gjendet i gjithë sekreti i gëzimit të përhershëm, sepse është më shumë se sa "gëzim Zotin". Vetëm gëzimi i Tij që rrjedh në shpirtin që është bashkuar me Të, mund të qëndrojë në ne, madje as gëzimi ynë në Të. Le të kërkojmë, pra, jo rrjedhën, por burimin; jo kryesisht gëzimin, por atë bashkim të vërtetë dhe të gjallë me Jezusin përmes të Cilit gëzimi i Tij bëhet i yni.

Frances Ridley Havergal

Shkrimet e Shenjta

Dita 10Dita 12

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al