Stinët e zemrësShembull
Duke përparuar në jetën hyjnore
Kjo është rruga, ecni në të! - Isaia 30:21
Si ndihesh aktualisht me shpirtin tënd? Krishti është i dashur për çdo anëtar të trupit të Tij mistik. A je akoma në të njëjtin vend, apo ke përparuar më tej gjatë rrugës? Ata që po vrapojnë një garë nuk duhet të qëndrojnë në vend numëro. Ka faza në jetën e të krishterës kur, në një kuptim, ajo duhet të qëndrojë në një vend; kjo ndodh kur Providenca e zë rrugën me ferra dhe e krishtera nuk e di se çfarë të bëjë. Atëherë ajo duhet ta vendosë veten në një pozicion pritjeje, duke mbajtur vesh të dëgjojë zërin e njohur prapa saj duke thënë,“Kjo është rruga, ecni në të!” (Isa.30:21).
Por, në një kuptim tjetër, ajo duhet të jetë gjithnjë duke përparuar, duke u rritur në hir dhe në njohjen e Shpëtimtarit – Perëndisë së saj. Ki kujdes nga të gjitha pengesat. Nëse vërtet e ke vendosur veten nën udhëheqjen dhe drejtimin e Krishtit, strehohu nën krahun e Tij të shtrirë, të gjithëfuqishëm. A i ke dorëzuar Atij gjithë zemrën tënde? Atëherë qofsh e bekuar. Mos ki frikë; Ai do të të mbikëqyrë ditën dhe natën, sepse Ai përkujdeset për ty.
Mos u përpiq ta kalosh interesin tënd nga duart e Tij në të tuat. Ai e di fundin që nga fillimi, dhe mençuria, fuqia dhe dashuria e pafund janë të gjitha në shërbim të të mirës tënde. Nëse i ke dorëzuar shpirtin, a nuk mund t'i besosh Atij që të rregullojë dhe të drejtojë shqetësimet e tua tokësore? Një shqetësim ndaj providencës së Perëndisë është shumë çnderues për Të dhe bën që Ai të lërë fëmijën e Tij të çoroditur të jetojë, për pak kohë, sipas mënyrës së vet. Sa e hidhur do të jetë atëherë në fund! Fryma është i trishtuar, prania e ndjeshme e Krishtit është tërhequr dhe shpirti ka ngelur në mundim, hidhërim dhe në errësirë. Mbështetu në Të si një Atë i dashur për ty. Mbështetu në Të dhe Ai do të të mbështesë në të gjitha sprovat e jetës, sepse Ai është një ndihmë e pranishme në çdo kohë fatkeqësie. Dorëzohu plotësisht tek Ai – trupin, shpirtin dhe frymën. Shko dhe tregoji Atij të gjitha. Ti nuk duhet të tërhiqesh nga të hapurit e gjithë zemrës tënde ndaj Tij. Ai do të mbajë të gjitha sekretet e tua dhe do t'i bëjë të gjitha gjërat mirë. Ajo çfarë Ai ndalon, e shikon si diçka që nuk do të ishte për të mirën tonë. Mëso që në moshë të re t'i besosh Atij me gjithçka që je, dhe Ai do të jetë gjithçka për ty.
Mary Winslow
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al