Stinët e zemrësShembull
Të mos ju duket çudi
Të dashur, të mos ju duket çudi për provën e zjarrit që u bë ndër ju, se si ju ndodhi diçka e çuditshme. - 1 e Pjetrit 4:12
Prandaj “të dashur, të mos ju duket çudi për provën e zjarrit që u bë ndër ju, se si ju ndodhi diçka e çuditshme.” Pavarësisht nëse ajo provë është mundim i brendshëm për shkak të mëkatit që banon brenda teje, shigjetave të zjarrta të të pabesit, pikëllimit të jashtëm ose nga diçka që mund ta bëjë zemrën të dridhet. Për të gjitha këto dhe për çdo gjë tjetër, ne kemi premtimin "Hiri im të mjafton, sepse fuqia ime përsoset në dobësi". Çfarë mund të jetë më i dobët se një krimb? Megjithatë Zoti thotë: “Mos u frikëso, o krimb i Jakobit, o njerëz të Izraelit! Unë të ndihmoj'', thotë Zoti; Shpengimtari yt është i Shenjti i Izraelit”. “Sepse unë, Zoti, Perëndia yt, të zë nga dora e djathtë dhe të them: “Mos u frikëso”. “Kur të kalosh përmes ujërave, unë do të jem me ty, ose të kalosh lumenjtë, nuk do të të mbytin; kur të ecësh nëpër zjarr, nuk do të digjesh dhe flaka nuk do të të përpijë.” Këto janë premtimet e përzemërta për kohë dobësie dhe sprove. Zoti i përmbush ato në jetën tënde dhe mundëson që besimi yt të mos ngelë në baltë. Qëndrofsh gjithnjë e gatshme në lutje, "duke ndenjur zgjuar për këtë me çdo këmbëngulje" për të kuptuar mendjen e Zotit në lidhje me ty. Kohët e sprovave janë kohë kërkuese.
Ka nga ata që jetojnë të cilët mund të dëshmojnë për lavdinë e Zotit, që kanë gjetur një bekim të madh në marrëdhëniet e ngushta me Perëndinë, në të cilat janë sjellë nga periudhat e pikëllimeve nën mundimet hyjnore të Frymës së Shenjtë. Flitet për Izraelin e lashtë që "sa më tepër i shtypnin, aq më shumë shtoheshin dhe përhapeshin". Në fakt, kështu ndodh shpesh me farën shpirtërore të Abrahamit; duke qenë "i ndrequr nga Zoti", ka rritje jashtë vetvetes në Krishtin. Zoti të dhëntë një përvojë të tillë, ku së bashku me mua të thuash: “Ka qenë një e mirë për mua të jem pikëlluar.”
Ruth Bryan
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al