Stinët e zemrësShembull
Fuqia e lutjes
Sepse ti ke luftuar bashkë me Perëndinë dhe me njerëzit, dhe ke fituar.
Zanafilla 32:28
Çfarë çlirim zemre është një takim i shenjtë, i pakufizuar dhe i dashur me Perëndinë, Mikun tonë më të mirë! Ai është aq i gatshëm të na bëjë mirë – dhe e gjithë kjo vjen nga dashuria e përjetshme dhe e pakufizuar, sovrane në karakterin e Vet dhe e pavarur nga të gjitha shpërblimet në ne. A nuk është një privilegj i lartë të kemi një Mik të tillë tek i Cili mund të shkojmë kur jemi të dërrmuar? Premtimi i veçantë që më është dhënë nga Vetë Perëndia, në kohë sprovash të mëdha, “Unë do të jem baba i jetimëve”, qëndron ende.
Lavdi i qoftë emrit të Tij të shenjtë për përmbushjen e këtij premtimi të hirshëm, të cilin unë ende duhet ta paraqes para Tij në lutje. Ka qenë për mua si një letër premtimi, gjithnjë e gatshme për t'u paraqitur përmes besimit, e cila nuk është refuzuar e as nuk do të refuzohet ndonjëherë nga Ai që e ka vulosur atë me emrin e Tij. Këtu gjendet fortesa ime.
O fuqi e lutjes me Perëndinë! Nuk kemi të bëjmë aspak me zemrën e njerëzve por me zemrën – zemrën e butë dhe të dashur – të Perëndisë–Njeri, Krishtit Jezus, i cili ka thënë: “Në qoftë se do të kërkoni diçka në emrin tim, unë do ta bëj”. Këtu shtrihet privilegji i të krishterit dhe sa i madh dhe i fuqishëm që është. Shfrytëzoje në maksimum. Do të zgjasë vetëm për pak, dhe atëherë përjetësia do të shpalosë për habinë tonë të gjithë hartën e dashurisë së pandryshueshme të Perëndisë, të paraqitur në të gjitha periudhat e ndryshme, megjithatë asnjëherë të gabuara, të providencës së Tij. Kërkoni sa të mundeni nga duart e Tij. Ne nuk mund të kërkojmë shumë kur kërkojmë në emrin e Jezusit.
Mary Winslow
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al