Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 21 NGA 365

Çfarë ju shqetëson

Ejani tek unë, o të gjithë të munduar dhe të rënduar,dhe unë do t’ju çlodh. - Mateu 11:28

Çfarë është ajo gjë, mike e dashur, që të shqetëson? A është mungesa e Jezusit? Ah, kjo është një gjendje e trishtueshme! Por Ai të do po aq sa atëherë kur u mbështete në gjirin e Tij, dhe Ai do të vijë përsëri dhe do të të përqafojë, duke të bërë të turpërohesh për xhelozitë që tani ndjen, sepse sigurisht nuk shkon të kemi një mik dhe të besojmë tek ai vetëm për aq kohë sa ne mund ta shohim. Oh, atëherë, Fryma e bëftë të mundur edhe në errësirë që ti të besosh te Zoti dhe të qëndrosh në Perëndinë tonë.

A është mëkati që ta thyen zemrën? Gjaku i Jezusit të pastron nga çdo mëkat (unë jam një dëshmi e gjallë e kësaj) – nga mëkati i vazhdueshëm dhe i përsëritur i zemrës dhe i jetës, mëkatet e mosmirënjohjes dhe pakujdesisë, mëkatet kundër dritës dhe njohurisë, dhe mijëra të tjerë. Mos u rrëzo pra, meqë unë kam gjetur mëshirë, askush nuk duhet të dëshpërohet. Ec përpara me të gjitha fajet e tua mbi Krishtin; ti e di që Ai ka mbajtur mallkimin për shkak të mëkateve dhe Ai do të rivendosë paqen në ndërgjegjen tënde.

Por, mbase, ti i ke parë provat e tua të hirit, dhe për shkak të mjegullës që të mbështjell tani, ato duken aq të zbehta sa dyshon nëse janë të vërteta. Shpesh kam kuptuar se i kam bërë paksa vend Satanit në këtë rast. Flaki tutje këto prova dhe hamendëso se ajo çfarë ai thotë është e vërtetë – se ne jemi të mashtruar – dhe pastaj le të fluturojmë te Krishti ashtu siç jemi, pa një kërkesë lutjeje, duke u mbështetur thjesht në gjakun dhe drejtësinë e Tij si mëkatare të pafuqishme, të bindura se nëse do të vdesim, do takohemi me Të duke gjetur strehë tek Ai. Kështu do të vërtetojmë nëse është e vërtetë që Ai mund dhe do t'i shpëtojë deri në fund të gjithë ata që vijnë tek Perëndia përmes Tij. Nuk mund ta marrësh me mend se çfarë lehtësimi kam pasur në këtë mënyrë. Por, cilado qoftë çështja jote, ilaçi gjendet në Krishtin. E përjetofsh së shpejti këtë të vërtetë.

Ruth Bryan

Shkrimet e Shenjta

Dita 20Dita 22

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al