Stinët e zemrësShembull
Prania e Përjetshme
Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët. - Mateu 28:20
Disa prej nesh mendojnë dhe flasin shumë për ndjesinë e pranisë së Krishtit – ndonjëherë duke u gëzuar në të, ndonjëherë duke vajtuar gjatë gjithë ditës sepse nuk e kemi; duke u lutur për të dhe jo gjithmonë duket sikur marrim atë që kërkojmë; ndonjëherë duke e matur qëndrimin tonë, dhe nganjëherë edhe atë të të tjerëve, përmes saj; herë në lartësi, herë në thellësi. Dhe i gjithë ky shkëlqim dhe errësirë e ngjashme me prillin, në vend të shkëlqimit të qëndrueshëm të verës, është sepse ne po e drejtojmë vëmendjen tonë mbi ndjesinë e pranisë së Tij në vend të realitetit të pandryshueshëm të saj!
Dalim në këtë përfundim: A je dishepull i Zotit Jezus? Nëse po, Ai të thotë, "Unë jam me ju gjithë ditët". Kjo i kapërcen të gjitha keqardhjet e së kaluarës dhe të gjitha mundësitë e së ardhmes, duke përfshirë sigurisht dhe ato të së tashmes. Prandaj, pikërisht në këtë moment, me aq siguri sa sytë e tu qëndrojnë në këtë faqe, po me të njëjtën siguri është Zoti Jezus me ty. “Unë jam” nuk do të thotë as “Unë isha”, e as “Do të jem”. Ai është gjithmonë krah për krah me jetën tonë, gjithnjë duke na rrethuar me shpëtimin e Tij. Është një shkëlqim, tashmë i përhershëm.
A nuk është për të ardhur keq të ndryshojmë kah mbi atë prani të hirshme, praninë personale të vetë Jezus Krishtit këtu dhe në këtë moment dhe, pa një klithmë besimi ose pëshpëritje falënderimesh, të themi: “Po, por unë nuk e ndiej atë!” Atëherë, në fund të fundit, nuk është prania e Tij ajo që po kërkon, por perceptimi – mbrojtja, dhe jo Atë vetë! Me të vërtetë është kështu! Sepse ti ke një siguri kaq të plotë për realitetin, të vendosur në fjalët më të qarta të premtimit që dashuria hyjnore mund të sajonte, saqë nuk guxon ta bësh Atë gënjeshtar dhe të thuash: “Jo! Ai nuk është me mua!” Gjithçka që mund të thuash është: "Unë nuk ndjej një ndjesi të pranisë së Tij". Epo, atëherë, duhet të kesh turp sepse dyshon në besnikërinë e Mjeshtrit tënd të dashur dhe kurrë më mos e hap gojën në praninë e Tij për këtë. Çfarë t'i themi Zotit tonë? Ai thotë, “Unë jam me ju gjithë ditët”. A nuk duhet të heqim dorë nga e gjithë përvoja jonë e papërsosur dhe dyfish penguese dhe t'i themi Atij me dashuri dhe mirënjohje: “Ti je me mua!”
Frances Ridley Havergal
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al