Stinët e zemrësShembull
Dy natyrat në njeriun e përtërirë
Kush lindi prej Perëndisë nuk bën mëkat... sepse ka lindur prej Perëndisë. - 1 e Gjonit 3:9
Në njeriun e përtërirë ekzistojnë dy natyra, të njohura në Shkrime si njeriu i vjetër dhe njeriu i ri. Nuk ekziston një përzierje e të dyja natyrave. Njeriu i vjetër mbetet mëkatar dhe dëshpërimisht i lig derisa ta lëmë pas në vdekje. Njeriu i ri është i një natyre hyjnore dhe nuk mund të mëkatojë sepse ka lindur nga Perëndia, ndërsa njeriu i vjetër nuk mund të ndalojë së mëkatuari sepse nuk është prej Perëndisë.Disa e shpjegojnë pasazhin duke thënë se besimtari nuk mund të mëkatojë si më parë ose se ai nuk mund të mëkatojë me dashje. Por pse të mos e marrim Fjalën e Perëndisë ashtu siç Ai e ka dhënë? Apostulli thotë: “Kush lindi prej Perëndisë nuk bën mëkat... sepse ka lindur prej Perëndisë”. Ky është, njeriu i ri, ose natyra e re, nuk mund të mëkatojë sepse është hyjnore: ajo ka lindur nga Perëndia. Njeriu i vjetër, ose natyra e pa përtërirë, nuk mund të pushojë së mëkatuari sepse është mishërore dhe mbetet në mish derisa të vdesë. Si rrjedhim, ekzistojnë dy natyra në njeriun e përtërirë, që luftojnë me njëra tjetrën. Mëkati në çdo formë është i urryer për besimtarin. Është barra dhe pikëllimi i tij i përditshëm. Ai deshiron të jetë i shenjtë siç Perëndia është i shenjtë.
Njeriut të vjetër, të cilin Perëndia mund ta shkatërrojë sa hap e mbyll sytë, i lejohet të qëndrojë për qëllime të mençura, madje edhe për të rritur zellin e besimtarit dhe për të shpejtuar veprimtarinë e tij, dhe në këtë mënyrë të nxjerrë çdo hir në përsosmëri, veçanërisht hirin e besimit, me anë të të cilit ai mund botën, mishin dhe djallin. Por nëse ndiejmë brenda-banimin e njeriut të vjetër, ndiejmë edhe brenda-banimin e Frymës dhe kështu mund të thërrasim: “Por ta falënderojmë Perëndinë që na jep fitoren”. Është pra Perëndia Ai që e nxjerr të mirën nga e keqja. Kush do të mendonte se ky burim i paudhësisë brenda nesh duhet t'i sjellë lavdi Perëndisë? Por kështu është. Ai përlëvdohet më shumë duke e lejuar atë në ne, sesa të zgjidhte të na e zbrazte menjëherë. Ai e bën atë gjë që ne e urrejmë dhe kemi neveri, të favorshme për përparimin në jetën hyjnore dhe përlëvdimin e Tij.
Mary Winslow
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al