Stinët e zemrësShembull
Të shtirurit
Të perëndishëm në dukje, por mohues të fuqisë së saj. - 2 e Timoteut 3:5
Ju që pohoni besim në Krishtin dhe shpresoni shpëtimin prej Tij dhe prapëseprapë jetoni në mëkat, në një rrjedhë ligësie dhe pabesie të hapur: mos harroni, Shpëtimtari nuk erdhi për t'i shpëtuar personat në mëkatet e tyre, por prej tyre. Dhe nëse nuk e keni atë besim të dhënë që pastron zemrën dhe atë shpresë që e bën atë që e ka, të pastrojë veten e vet, ashtu siç Krishti është i pastër, ju jeni akoma mosbesuese, pa shpresë dhe pa Perëndi në botë. Dhe nëse qëndroni në gjendjen tuaj të tanishme, ju do të vdisni në mëkatet tuaja dhe do të zhdukeni përgjithnjë. Shpresa juaj në fund të jetës do të jetë si rrjeta e merimangës. Ajo do të fshihet nga fshesa e shkatërrimit dhe shpirtrat tuaj të mjerë do të bien në humbjen e përjetshme. Të gjithë ata që Krishti i ruan për lavdinë në jetën e përtejme, Ai i ruan në shenjtëri këtu, sepse pa të, askush nuk do ta shohë Zotin. Dhe asnjë shenjtëri e vërtetë nuk mund të ekzistojë pa besim të vërtetë, të gjallë në Krishtin – pa veprën e veçantë të Frymës të Shenjtë të Perëndisë në rigjenerimin, në ripërtëritjen e shpirtit në shenjtëri sipas shëmbëlltyrës së Krishtit dhe pa banimin e Frymës së Shenjtë në një shpirt të shenjtë që ta bëjë të gatshëm për vepra të shenjta.
Oh shpirtra të mjerë, ju që kënaqeni me një shpallje të venitur të Krishtit pa ndonjë përjetim të fuqisë së hirit të Tij në zemrat tuaja, e cila ju bën të jetoni për Të, ta mohoni veten, merrni kryqin tuaj dhe ndiqni Qengjin kudo që Ai shkon, duke u përballur me mijëra qortime nga njerëzit e pabesë: Krishtit do t'i vijë turp nga ju, nuk do t'ju konsiderojë si të krishterë dhe dishepuj të Tij, por do t'ju mohojë si të tillë përpara Atit të Vet dhe engjëjve të Tij të Shenjtë kur të vijë në lavdinë e Tij. Asnjëherë mos e gënjeni veten, pra, duke mbajtur emrin ‘e krishterë’ pa pasur në zemrat dhe jetët tuaja shëmbëlltyrën e Krishtit. Është aq shumë e domosdoshme që çdokush që shpall emrin e Krishtit të largohet nga paudhësia, sepse pa e bërë këtë, ai nuk mund të jetë dishepulli i Tij këtu në tokë dhe as nuk mund të përlëvdohet me Të në jetën e përjetshme. Kini parasysh, shpirtra të dashur, sa e mrekullueshme është të jesh një i krishterë i vërtetë.
Anne Dutton
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al