Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 14 NGA 365

Hyr në Arkë

Hyr në arkë bashkë me tërë familjen tënde. - Zanafilla 7:1

Ne jemi ose brenda ose jashtë arkës. Nuk ka një rrugë të mesme në këtë. Jashtë gjendet vdekja; brenda gjendet jeta. Jashtë ka shkatërrim të plotë, të sigurt, të pashmangshëm. Brenda ka siguri të plotë. Ku ndodhesh ti në këtë moment? Ndoshta nuk guxon të thuash me besim dhe gëzim, "Unë jam brenda", por përsëri nuk të pëlqen të shikosh ballë për ballë alternativën alarmante dhe të thuash, "Unë jam jashtë!" Ti preferon të përpiqesh të bindësh veten se nuk e di saktësisht dhe nuk mund të pritet që të jesh në gjendje për t’iu përgjigjur një pyetjeje të tillë. Ti, ndoshta paksa si e bezdisur, thua: "Si mund ta di?" Fjala e pagabueshme e Perëndisë të flet shumë qartë: “Prandaj nëse dikush është në Krishtin, është një krijesë e re; të vjetrat shkuan; ja, të gjitha u bënë të reja”. “Një sprovë shumë e rëndë kjo!” mund të thuash. Unë nuk mundem të të jap një zgjidhje. Mundem vetëm të të them saktësisht se çfarë thotë Perëndia. Pra, nëse gjërat e vjetra nuk kanë shkuar në jetën tënde dhe nëse nuk je një krijesë e re, e rilindur, krejtësisht e ndryshme në zemër, në jetë, dashuri dhe synim, nuk je në Krishtin. Dhe nëse nuk je Krishtin, ti je jashtë Krishtit, jashtë vendit të sigurisë.

Hyr në arkë! Është një nga mënyrat e shkatërruesit për të të mashtruar të mendosh se një hap i prerë nuk është i nevojshëm. Ai e dëshiron shumë fjalën gradualisht. Ti duhet të bëhesh e zellshme – gradualisht. Do ta gjesh shpëtimin – gradualisht. Duhet të kthehesh tek Perëndia – gradualisht. A ke menduar ndonjëherë se Perëndia nuk e përdor kurrë këtë fjalë apo diçka të ngjashme me të? As fjala, as kuptimi i saj nuk gjenden në asnjë mënyrë në asnjë pjesë të Biblës në lidhje me shpëtimin. Ti mund të kesh qenë duke iu afruar arkës gradualisht dhe po njësoj duke vendosur për të hyrë në të, por nëse nuk do ta kishe hedhur një hap arkë, hapin nga jashtë brenda, cili do të ishte fati ynë kur dera të mbyllej? Hyr në arkë! Dua që thirrja të të përndjekë, të tingëllojë në veshët e tu tërë ditën dhe tërë natën, derisa të vish.

Frances Ridley Havergal

Shkrimet e Shenjta

Dita 13Dita 15

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al