Stinët e zemrësShembull
Fjalët në praninë e të tjerëve
Asnjë fjalë e keqe le të mos dalë nga goja juaj, por ajo që është e mirë për ndërtim, sipas nevojës, që t'u japë hir atyre që dëgjojnë. - Efesianëve 4:29
Le ta vendosim Zotin gjithmonë përpara nesh dhe të sillemi në praninë e të tjerëve si në praninë e Perëndisë së shenjtë dhe engjëjve të Tij të shenjtë, të cilët janë gjithmonë pranë për të dëgjuar fjalët tona dhe për të parë barrët tona. Le të shohim dhe të lutemi që të mos biem në tundim, që të mos i nënshtrohemi këshillave të Satanit ose ndonjë prej instrumenteve të tij për të na larguar nga Perëndia. Por le të qëndrojmë si luftëtare të shenjta, me armaturën tonë të ngjeshur, duke i rezistuar djallit dhe duke iu kundërvënë deri në pikën e fundit fuqive të errësirës. Sepse në praninë e të gjithëve ata do të na kundërshtojnë dhe do të përpiqen për të dalë në avantazh kundër nesh.
Nëse jemi të pakujdesshme, shumë shpejt do të bëhemi më keq. Siç ka thënë një shërbëtor i dashur i Krishtit, "Çdo shoqëri ka brenda saj ose natyrën e zjarrit ose të ajrit; ose të nxeh ose të ftoh.” Le të shikojmë si në shoqërinë shpirtërore, për të marrë dhe për të komunikuar më shpirtërisht, ashtu edhe në shoqërinë mishërore, sa herë që jemi të thirrura për të qenë në të për një kohë, për të frenuar gjendjen mishërore dhe për të ndezur zjarrin shpirtëror, qiellor në personat mishërorë dhe tokësorë me të cilët flasim.
Le ta konsiderojmë gjithmonë në mënyrë më rigoroze urdhrin që na është dhënë:“Asnjë fjalë e keqe le të mos dalë nga goja juaj, por ajo që është e mirë për ndërtim, sipas nevojës, që t'u japë hir atyre që dëgjojnë.” (Ef. 4:29). Oh, sa zvetënim përçon dhe prodhon shumë herë një fjalë e keqe në mendjet e dëgjuesve! Dhe përkundrazi, sa hir është derdhur dhe prodhuar në zemrat e dëgjuesve nga një fjalë e hirshme, kur Zotit i pëlqen të punojë me të! Është më e sigurt se, nga fjalët tona - qoftë mishtore apo shpirtërore, ose mishërorja ose përshpirtshmëria do të rriten në shpirtrat tanë. Prandaj, ne kemi nevojë të tregojmë kujdes me fjalët tona. Oh, sa paudhësi kalon nëpër to!
Anne Dutton
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al