Stinët e zemrësShembull
Koha fluturon
Ai që thotë: "Unë e kam njohur atë" dhe nuk mban urdhërimet e tij, është gënjeshtar dhe e vërteta nuk është në atë. - 1 e Gjonit 2:4
Si mund ta duam Perëndinë nëse nuk jemi të matura dhe e ofendojmë Atë? Si mundemi, për një çast, të mendojmë se e duam Atë nëse i lejojmë vetes çdo gjë që Ai urren? “Sepse kjo është dashuria e Perëndisë: që ne të mbajmë urdhërimet e tij. Ai që thotë: "Unë e kam njohur atë" dhe nuk mban urdhërimet e tij, është gënjeshtar dhe e vërteta nuk është në atë." Motrat e mia të dashura, a mundemi ne, me këto pasazhe të Shkrimit të Shenjtë para nesh, t'i bëjmë thirrje Mjeshtrit tonë dhe Gjykatësit të ardhshëm, ashtu siç bëri Pjetri dhe të themi: “Zot, ti i di të gjitha gjërat, ti e di se unë të dua”. Nëse është kështu, atëherë ne jemi bijat e Perëndisë, trashëgimtare të Perëndisë dhe bashkëtrashëgimtare me Krishtin. Kështu ne po përgatitemi për qiellin dhe Perëndia ynë do të na udhëzojë në rrugën e duhur drejt qytetit të banimit. Ai do ta zbusë rrugën e jetës ose do të na japë forcë për të kapërcyer çdo vështirësi gjatë rrugës, duke e shoqëruar çdo kryq me bekimin e Tij dhe përfundimisht do të na sjellë në Jerusalemin qiellor, tempullin e brendshëm të lavdisë së Tij dhe në shijimin e plotë dhe të pafund të Atij në qiell. A nuk është kështu, motrat e mia të dashura? Të ndotura dhe me faj siç jemi, a na lejon Jahveu i pafund të besojmë në një shpresë të tillë si kjo? Dhe a mund të jetojmë në mëkat? A mund të jetojmë pa gulçuar pas hirit për ta lavdëruar më shumë Atë, nga i Cili kemi marrë gjithçka? A mund të vazhdojmë ditë pas dite dhe muaj pas muaji, duke mos bërë asgjë për lavdinë e Tij, për kauzën e Tij, për popullin e Tij? Koha fluturon. Po i afrohemi përjetësisë. Mikeshat tona, njëra pas tjetrës, po thirren larg nga kjo botë. Radha jonë do të vijë së shpejti. Çfarë po bëjmë ne që e shfaq dukshëm shpresën tonë për të qenë ajo çfarë nuk e turpëron Mësuesin dhe që bën që të marrim shpërblimin e hirshëm të Mësuesit? Këto janë pyetje për të cilat ne të gjitha kemi shumë interes. Fatkeqësisht, ah çfarë qortimesh të hidhura ndaj vetes më bëjnë të ndiej. Për shkak të hirit, i paçim llambat tona të stolisura dhe të ndezura dhe qofshim duke pritur ardhjen e Zotit tonë.
Susan Huntington
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al